Mosha e babait ndikon
në autizmin e fëmijëve

Mosha e babait ndikon<br />në autizmin e fëmijëve
Sa më i moshuar të jetë një njeri kur bëhet babai i një fëmije, aq më shumë ka të ngjarë që ai të shkaktojë tek fëmija mutacione të dëmshme, si për shembull ato që çojnë në zhvillimin e autizmit.

Ndërkohë që diçka e tillë dyshohej qysh më parë, shkencëtarët në Islandë kanë përcaktuar masën e rrezikut. Sipas studimit të tyre, një fëmijë mesatar i lindur prej një babai 20-vjeçar trashëgon 25 mutacione të rastësishme, ndërsa fëmija i një 40-vjeçari kishte 65 mutacione të tilla.

Sipas këtij studimi, mosha e nënës nuk ka shumë efekt mbi rrezikun e autizmit, por në rastin e nënave më të vjetra ka më shumë gjasa që fëmija të jetë me sindromin Down.

Zbulimi mund të ndihmojë në shpjegimin e rritjes së rasteve të diagnostikimit të autizmit në Shtetet e Bashkuara, ku gjithnjë e më shumë njerëz – si burra dhe gra – zgjedhin të presim për të patur fëmijë.

Studimi i kompanisë deCODE Genetics u botua në internet nga revista Nature. Sa më i moshuar të jetë një njeri kur bëhet babai i një fëmije, aq më shumë ka të ngjarë që ai të shkaktojë tek fëmija mutacione të dëmshme, si për shembull ato që çojnë në zhvillimin e autizmit.

Marre nga voa
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin