Mosha e mesme?!
Tashmë fillon te 55-vjeç

Mosha e mesme?! <br />Tashmë fillon te 55-vjeç
Sipas Doris Day, mosha e mesme është “rinia pa hezitim dhe mosha e vjetër pa kalbje”, aktorja amerikane e cila tashmë, ka ndërruar jetë, nuk është e vetmja që është munduar të përkufizojë kalimin e jetës në një stad më të maturuar. Aq sa studimet për të gjetur limitin e moshës së mesme nuk kanë rreshtur: kanë provuar shkencëtarë, psikologë, shkrimtarë të tregojnë se si me kalimin e viteve truri përmirësohet, se si ndihemi më të lumtur, dhe që mund të punosh po aq sa në rini.

Mosha e duhur – Tashmë është munduar një sondazh anglez të përcaktoje limitin e viteve të moshës së mesme: mijëra të rritur të intervistuar nga një site online (Love to learn) kanë treguar se mosha e mesme në jetën e tyrë fillon mesatarisht kur ato janë 55 vjec. Ky përfundim ka tronditur një studim amerikan i cili kishte bërë të ditur më parë se mosha e mesme fillon 35 vjec, pasi krizar dhe problemet e shumta cojnë në një plakje të përshpejtuar. Megjithatë anglezët nuk janë dakord, të mbështetur edhe nga fakti se kanë një popullsi mbi 65 vjec më të madhe në numër se sa nën 16 vjecarët. Madje ka edhe një minorancë, gjatë sondazhit (vetëm 5 %), e cila pretendon se mosha e mesme nuk fillon para të 60-ave. Ndërsa kalimi në pleqëri ose në moshën e tretë, po njëjti sondazh bën të ditur se fillon pak para të 70-ave.

Një gjendje mendore - Ndërsa është mëse e vërtetë se mosha e tretë dhe miti i saj për një krizë të identitetit është thjesht një gjendje mendore bazuar nga zhvillimet në jetën personale, të gjithë kërkuesit bien dakord kur shprehen se në këtë moshë rritet maturia, vetëbesimi dhe qetësia. Nga i njëjti sondazh mësohet se shumica e të intervistuarve ndihen “ më të sigurtë, me më shumë eksperiencë, më pak të trembur në të bërit gabime”, ndërkohë që vetëm 2 vjet më parë, duke bashkuar një sërë studimesh e analizash, “The Economist” publikonte numrin e moshës së lumturisë: 46 vjec, pra as shumë i ri dhe as shumë i vjetër.

(er.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete