RUSI - Procesi gjyqësor në Moskë, lidhur me vdekjen në paraburgim të avokatit Sergei Magnitsky është shtyrë sërish. Magnitsky u arrestua menjëherë pas akuzave të bëra, pasi një rrjet kriminal zyrtarësh rusë vodhën 250 milionë dollarë nga fondi i taksave dhe vdiq në paraburgim në vitin 2009 ku ishte dënuar me akuzën për mashtrim tatimor.
Shkaku i vdekjes së tij nuk është sqaruar ende dhe autopsia mbi trupin e Magnitsky nuk ka dhënë përfundime dhe rezultate të qarta.
Vdekja e tij shkaktoi një protestë ndërkombëtare dhe tensione mes Uashingtonit dhe Moskës.
Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara, miratuan legjislacionin e njohur si Akti i Magnitsky-it, për të ndëshkuar zyrtarët, që kanë lidhje me vdekjen e këtij avokati kundër korrupsionit zyrtar dhe me ata zyrtarë rus, që mendohet se kanë kryer abuzime kundër drejtave të njeriut.
Akti Magnitsky është projektuar për të goditur zyrtarët rusë të përfshirë në keqtrajtimin, paraburgimin dhe vdekjen e Sergey Magnitskyt.
Por pas kësaj si kundërpërgjigje Duma në Rusi aprovoi një ligj i cili ndalon birësimet e fëmijëve rusë nga qytetarët amerikanë. Projektligji rus mbi birësimet quhet Dima Yakovlev, një djalë i ri rus i cili vdiq pasi birësuesi i tij amerikan e la në makinë për disa orë. Por gjykata amerikane e liroi atë nga akuzat për vrasje.
Parlamenti Evropian tha se Prokuroria nuk ka respektuar ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare dhe kjo tregon qartë mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë penale ruse.
Gjithahstu aktivistët e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Kremlinin për mosndjekjen penale të përgjegjësve.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com