MOSKE - 38 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një spital psikiatrik në periferi të Moskës. Lajmi është konfirmuar edhe nga funksionarë të Ministrisë së Shëndetësisë në Rusi.
Sipas policisë zjarri në spitalin psikiatrik është shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik. Po ashtu sipas policisë pjesa më e madhe e pacientëve kanë vdekur në shtretërit e tyre të asfiksuar nga tymi.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Oleg Salagay ka konfirmuar se midis viktimave janë edhe dy mjek. Tragjedisë i kanë mbijetuar tre persona ndërsa një infermiere ka nxjerrë jashtë spitalit dy pacientë të tjerë.Trupat e 12 viktimave janë gjetur nga ekipet e shpëtimit ndërsa kërkimet janë ndërprerë për shkak të resë së dëmdur të tymit.
/Shqiptarja.com