
«Ka prova të mjaftueshme se Rusia nuk është fajtore për krimet në Bucha».Kështu deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Moskës, Maria Zakharova, e cituar nga Tass, duke akuzuar Ukrainën se ka provokuar. Sipas saj edhe mediat perëndimore janë bashkëpunëtore.
"Asnjë civil i vetëm nuk u godit gjatë qëndrimit të forcave ruse në Bucha," tha Zakharova.
Të njëjtën deklaratë bëri edhe Putin gjatë telefonatës së tij me kryeministrin hungarez Viktor Orbán.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Kievi: 400 të zhdukur në Hostomel! Putin: Ukrainasit na provokuan në Bucha, s’kemi qëlluar civilë! Pentagoni: Rusët janë tërhequr nga Kievi dhe Kharkivi, trupat zhvendosen në lindje











