Një sulm me gati 100 dronë kundër rezidencës së Putinit në rajonin e Novgorod-it është bërë nga forcat ukrainase sipas akuzave të Kremlinit.
Por kjo gjë menjëherë u mohua nga presidenca ukrainase. “Janë vetëm gënjeshtra,” tha Zelensky vetëm pas disa minutash, i vetëdijshëm se një sulm i tillë mund të tronditë negociatat në vazhdim mbi konfliktin.
Ministri i Jashtëm rus, Lavrov, deklaroi se pozita negociuese e Moskës do të rishikohet për të marrë parasysh atë që ai e quajti “kalimi përfundimtar i regjimit të Kievit drejt një politike të terrorizmit shtetëror”.
Kreu i diplomacisë ruse shtoi se “objektivat dhe afatet kohore” të një përgjigjeje ruse janë tashmë përcaktuar, duke sqaruar megjithatë se Rusia nuk ka ndërmend të tërhiqet nga procesi negociator lidhur me planin e paqes.
Shtëpia e Putinit, kundër së cilës Ukraina thuhet se ka shkaktuar sulmin, është një rezidencë luksoze mbi liqenin Valdai, afër fshatit Dolgiye Borody, në një park kombëtar.
Ai ka vila të ndryshme nëpër Rusi, duke filluar nga ajo në Novo-Ogaryovo, në periferi të Moskës, e cila ishte objekt sulmi ukrainas në vitin 2023. Por ajo ishte në një fazë tjetër të luftës./La Repubblica
Lajmi kryesor:
Lufta/ Shtëpia e Bardhë: Trump bisedë telefonike me Putinin, diskutime për Ukrainën dhe sulmin me dronë ndaj vilës së presidentit rus











