/ATSH-AFP/ - Rusia kërcënoi sot se do të marë kundërmasa ndaj SHBA-së si reagim ndaj miratimit të një ligji që autorizon livrimin e armëve për Ukrainën dhe që parashikon sanksione të reja kundër Moskës.
Në ditën e pestë të armëpushimit të brishtë në lindjen separatiste proruse, u dëgjuan goditje mortajash dhe raketëhedhësesh që zgjatën për rreth dy orë në rrethinat e aeroportit të Donetskut, njoftoi një gazetar në terren.
Këto zhvillime ndodhin para takimit në Romë mes sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry dhe homologut të tij rus Serguei Lavrov, por data ende nuk është përcaktuar.
Teksti i quajtur "akti i mbështetjes së lirisë së Ukrainës" i votuar dje me unanimitet nga parlamentarët amerikanë që autorizojnë për herë të parë livrimin e armëve për Ukrainën shkaktoi zemërim tek Moska.
Kjo votë në Kongresin amerikan përbën një hap të parë shumë simbolik për Ukrainën, që përpiqet prej muajsh të bindë aleatët e vetë që t'i shesin armë për ushtarët e saj, që janë të pajisur me armatime më të dobta se sa ato të rebelëve prorusë të mbështetur ushtarakisht, sipas Kievit dhe Perëndimorëve, nga Rusia.
/Shqiptarja.com