Moska: Do të humabsim rreth 32 miliardë euro në vit për shkak të sanksioneve
MOSKË, 24 nëntor /ATSH-AFP/ – Rusia do të humbasë rreth 32 miliardë euro në vit për shkak të sanksioneve perëdnimore dhe deri në 80 miliardë euro për shkak të rënies së çmimit të naftës, vlerësoi sot ministri rus i Financave, Anton Silouanov. “Ne do të humbasim 40 miliardë dollarë (32 miliardë euro) në vit për […]
/ATSH-AFP/ - Rusia do të humbasë rreth 32 miliardë euro në vit për shkak të sanksioneve perëdnimore dhe deri në 80 miliardë euro për shkak të rënies së çmimit të naftës, vlerësoi sot ministri rus i Financave, Anton Silouanov.
"Ne do të humbasim 40 miliardë dollarë (32 miliardë euro) në vit për shkak të sanksioneve dhe mund të humbasim nga 90 deri në 100 miliardë dollarë (72 deri në 80 miliardë euro) në vit për shkak të rënies së çmimit të naftës me 30 për qind", njoftoi ministria ruse, e cituar nga agjencia e shtypit, "TASS".
Si përgjigje ndaj sjelljes së saj në krizën ukrainase, Rusia u godit që prej pranverës nga një seri sanksionesh perëndimore të paprecedenta, që e dërguan ekonominë e saj buzë recesionit, duke shkaktuar kryesisht një rënie të monedhës së saj, rubla, që ka humbur një të tretën e vlerës përballë euros.
Ekonomia e Rusisë, ku gjysma e të ardhurave buxhetore varen nga nafta, ka rënë fuqishëm për shkak të rënies së çmimit të arit të zi, ku çmimi për fuçi ra nën 80 dollarë javën e kaluar, për herë të parë që prej katër vitesh, duke shkaktuar një shok të vërtet në tregjet financiare ruse.
Dhoma e ulët e Parlamentit, Duma, për pasojë ka votuar një buxhet në deficit me 0,6 për qind nga viti 2015 deri në vitin 2017, ndërkohë që rritja ekonomike ka me një ritëm prej 0,7 për qind në vit, sipas institutit federal të statistikave "Rosstat".
Të angazhuar në një matje force me Perëndimin që prej bashkimit me gadishullin ukrainas së Krimesë në mas, Rusia ka pësuar largim masiv të kapitalit, që sipas Bankës Qendrore vlerësohet në rreth 128 miliardë dollarë këtë vit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.3%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2186
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44