
Hyrja e Finlandës në NATO "me siguri" do të jetë një kërcënim për Rusinë. Ky është komenti i Kremlinit, pas deklaratave të Helsinkit për dëshirën për anëtarësim në Aleancën Atlantike. Përgjigja e Moskës "do të varet nga afërsia e infrastrukturës së Aleancës me kufijtë rusë". Këtë e shtoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, cituar nga TASS. Rusia, megjithatë, shtoi Peskov, "do të marrë masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e saj".
Lajmi kryesor:
Zelensky: Gati të bisedoj me Putinin, por rusët të largohen nga Ukraina! Medvedev: Ndihma e NATO-s për Ukrainën, rrezik për një luftë bërthamore












