Moska jep “OK” për misionin e
vëzhguesve të OSBE në Ukrainë

Moska jep “OK” për misionin e<br />vëzhguesve të OSBE në Ukrainë
MOSKE- Rusia ka dhënë “OK” për misionin e vëzhguesve të OSBE-së (Organizata për Sigurinë dhe Bashkpunimin Europian) në Ukrainë, me një kusht që këta vëzhgues të mos hyjnë në Krime, gadishulli që tashmë është pjesë e Federatës Ruse. Në një komunikatë për shtyp të ministrit të jashtëm rus Lavrov, thuhet se rusët shpresojnë që puna objektive dhe asnjanëse e vëzhguesve ndërkombëtarë, do të ndihmojë të kalohet ajo që quhet si “kriza e brendshme” në Ukrainë.
 
Ministri i jashtëm, në këtë komunikatë, nënvizon se ky mision nuk do të shtrihet më gjerë në Krime dhe Sebastopoli, që tashmë janë pjesë e Rusisë. 100 vëzhgues do të vendosen në Ukrainë, ku do të qëndrojnë aty për 6 muaj.
 
Ambasadori amerikan pranë OSBE-së, Daniel Baer, u shpreh se janë të lumtur që Rusia vendosi të bashkohet me iniciativën për të zgjidhur situatën në Ukrainë dhe dërgimin e vëzhguesve aty. Këta vëzhgues mendohet se do të mbërrijnë në Ukrainë duke filluar nga sot, ose paraditen e të dielës.
 
Moska iu bashkohet kështu 57 vendeve që po ndërmarrin iniciativën për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/U dëmtua nga një makineri, gjatë punës, ndërron jetë 50 vjeçari

Durrës/U dëmtua nga një makineri, gjatë punës, ndërron jetë 50 vjeçari