Moska kërcënon me dhënien fund të marrëveshjes për drithërat

Moska kërcënon me dhënien fund të marrëveshjes për drithërat

1682491077_64977989906.jpg

Marrëveshja për drithërat, shumë e rëndësishme për furnizimin e shumë vendeve të botës, është zgjatur disa herë, por Moska tani kërcënon me dhënien fund të saj në mes të majit. Kremlini fajëson për këtë Ukrainën.

Rreth tre javë para përfundimit të marrëveshjes për eksportimin e drithërave nga Ukraina, Rusia sërish ka kërcënuar me dhënien fund të saj. "Sulmet terroriste të regjimit të Kievit kërcënojnë një zgjatje tjetër të 'marrëveshjes për dritherat' pas 18 majit", ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes natën e së martës (25.04.).

Sipas qëndrimit të Rusisë, që vetë e filloi luftën në shkurt 2022, Ukraina rrezikon vazhdimin e kësaj marrëveshjeje me sulmet e saj kundër flotës ushtarake ruse në Detin e Zi në Sevastopol, në Gadishullin e Krimesë. Nga Ukraina nuk ka pasur fillimisht reagime.

Shtyrja e marrëveshjes me 60 ditë nga mesi i marsit

Rusia rregullisht ka kërcënuar me dhënien fund të marrëveshjes për drithërat, e cila në mes të marsit u shty me 60 ditë, por gjithmonë me argumente të ndryshme. Së fundmi Moska kishte përsëritur kritikat se lehtësimet e sanksioneve për eksportin e plehut kimit, për të cilat është rënë në ujdi, nuk zbatohen sa duhet.

Pas fillimit të luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës, Rusia kishte bllokuar për muaj me radhë portet në Detin e Zi. Për shkak se Ukraina është një nga eksportueset më të mëdha në botë të drithërave, u shtua frika për rritje masive të çmimeve të ushqimeve bazë dhe si pasojë një krizë urie në vendet më të varfra. Verën e shkuar Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen për drithërat, e cila i dha fund bllokadës ruse./DW


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulmohet me bombë molotov instituti kulturor i Rusisë! Moska: Sulm terrorist nga Kievi


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave