Lufta/ Sulmohet me bombë molotov instituti kulturor i Rusisë! Moska: Sulm terrorist nga Kievi

Një institut kulturor i Rusisë është sulmuar me bomba molotov ditën e sotme, duke shkaktuar panik tek qytetarët përreth. Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme akuzoi Kievin për sulm terrorist.

Ndërkohë në kuadër të zhvillimeve të luftës, sot për herë të parë nga nisja e luftës në Ukrainë, presidenti kinez Xi Jinping ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai i dha mesazhin që konflikti zgjidhet vetëm përmes dialogut. Duke iu referuar kërcënimeve të vazhdueshme për luftë bërthamore, Jinping tha se nuk do të nxjerrë asnjë fitues.

Ndërsa Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dha mesazhin e tij të zakonshëm duke thënë se janë duke punuar për strategji të re ekonomike. Po ashtu e ka cilësuar ‘barbar’ sulmin rus ndaj muzeut në Kupiansk, 100 kilometra larg Kharkiv, në veri-lindje të Ukrainës, një ‘krim lufte’ i ri që la dy të vdekur dhe dhjetë të plagosur. Zelensky tha se do të ndëshkohen personat përgjegjës.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë për shtyp në OKB iu përgjigj pyetjes për mundësinë e një lufte të tretë botërore duke thënë: “Kujt i duhet?”

Kreu i diplomacisë së Kremlinit vijoi: “Kur filloni e flisni për këtë temë, të gjithë drejtoni gishtin nga Rusia. Ata që bëjnë deklarata të tilla si ‘nëse Ukraina humbet, s’mund të shmanget një luftë e tretë botërore’ të tregojnë përgjegjësi dhe të bëhen të arsyeshëm”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:56
Instituti rus i kulturës sulmohet me bomba molotov, zyrtarja ruse: Terroristët ishin mbështetës të Kievit

Zjarri që ka dëmtuar rëndë sot Institutin Rus të Kulturës në Nikosia është shkaktuar nga një sulm me hedhje të bombave molotov. Kështu deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Moskës, Maria Zakharova, duke thënë se ishte një “akt terrorist”. 

"Unë jam e sigurt se terroristët ishin mbështetës të regjimit të Kievit," shtoi Zakharova në Telegram, duke shtuar se "për fat të mirë askush nuk u lëndua".

Ora 21:41
Rusët i qëlluan me snajper në Kherson, plagoset gazetari italian i ‘La Republicca’! Vdes përkthyesi që e shoqëronte

Corrado Zunino korrespondenti i gazetës italiane ‘La Republicca’ ka mbetur i plagosur pas një sulmi nga snajperat rusë. Ndërsa i vdekur në vend ka mbetur përkthyesi Bogan Bitik që e shoqëronte. Mësohet se rusët kishin ngritur pritë për gazetarin dhe përkthyesin të cilët i kanë qëlluar në Kherson.

Corrado, i plagosur në shpatull, është shtruar në spitalin civil të Khersonit. Ai bën me dije se përkthyesi që e shoqëronte bisedoi me ushtrinë ukrainase dhe këta të fundit i lanë të kalonin pa probleme më pas u qëlluan me armë zjarri.

"Kaluam tre postblloqe, Bogdani foli me ushtrinë ukrainase dhe ata na lanë të kalonim pa probleme. Nuk ishte zonë luftimi. Pastaj u goditëm, dëgjova një fërshëllimë dhe pashë Bogdanin në tokë, ai nuk lëvizte. Dola duke u zvarritur nga vija e zjarrit. Vrapova derisa kalova një makine civile. Isha i mbuluar me gjak, u desh te me çonin ne spital ne Kherson. Kam katër plage por u trajtova perfekt”- ka thënë gazetari i La Republica.

Ora 15:18
Xi Jinping-Zelensky-t: Kina nuk do jetë spektatore e krizës ukrainase

Kina nuk do të zgjedhë të jetë një spektator i krizës ukrainase ose të hedhë benzinë ​​në zjarr apo të shfrytëzojë situatën për interesat e saj. 

Kështu i tha udhëheqësi kinez Xi Jinping presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në bisedën e sotme telefonike, ku theksoi rolin e Kinës si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe një vend i madh përgjegjës. Veprimet e gjigantit aziatik, tha Xi, janë krejtësisht legjitime.

Ora 14:15
Presidenti kinez bisedë telefonike me Zelensky: Dialogu, zgjidhja e vetme! Lufta bërthamore nuk nxjerr asnjë fitues

1680068685_zelenskysaysplanstomeetchinasxijinping1677272370428.jpg

Presidenti kinez Xi Jinping ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për luftën në Ukrainë.

"Dialogu dhe negociatat janë e vetmja rrugëdalje e mundshme", ishte mesazhi i presidentit kinez Xi Jinping, i cili në bisedën e tij të parë telefonike që nga shpërthimi i krizës ukrainase me homologun e tij Volodymyr Zelensky, donte të nënvizonte se "nuk ka fitues në rast të luftës bërthamore".

Ora 08:36
Moska kërcënon me dhënien fund të marrëveshjes për drithërat

1682491077_64977989906.jpg

Marrëveshja për drithërat, shumë e rëndësishme për furnizimin e shumë vendeve të botës, është zgjatur disa herë, por Moska tani kërcënon me dhënien fund të saj në mes të majit. Kremlini fajëson për këtë Ukrainën.

Rreth tre javë para përfundimit të marrëveshjes për eksportimin e drithërave nga Ukraina, Rusia sërish ka kërcënuar me dhënien fund të saj. "Sulmet terroriste të regjimit të Kievit kërcënojnë një zgjatje tjetër të 'marrëveshjes për dritherat' pas 18 majit", ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes natën e së martës (25.04.).

Sipas qëndrimit të Rusisë, që vetë e filloi luftën në shkurt 2022, Ukraina rrezikon vazhdimin e kësaj marrëveshjeje me sulmet e saj kundër flotës ushtarake ruse në Detin e Zi në Sevastopol, në Gadishullin e Krimesë. Nga Ukraina nuk ka pasur fillimisht reagime.

Shtyrja e marrëveshjes me 60 ditë nga mesi i marsit

Rusia rregullisht ka kërcënuar me dhënien fund të marrëveshjes për drithërat, e cila në mes të marsit u shty me 60 ditë, por gjithmonë me argumente të ndryshme. Së fundmi Moska kishte përsëritur kritikat se lehtësimet e sanksioneve për eksportin e plehut kimit, për të cilat është rënë në ujdi, nuk zbatohen sa duhet.

Pas fillimit të luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës, Rusia kishte bllokuar për muaj me radhë portet në Detin e Zi. Për shkak se Ukraina është një nga eksportueset më të mëdha në botë të drithërave, u shtua frika për rritje masive të çmimeve të ushqimeve bazë dhe si pasojë një krizë urie në vendet më të varfra. Verën e shkuar Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen për drithërat, e cila i dha fund bllokadës ruse./DW

/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave