Përfaqësuesi i përhershëm rus në Kombet e Bashkuara, Vassily Nebenzya e quajti "të paprecedentë" dhe "të pabesueshëm" refuzimin e Londrës, e cila kryeson Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të mbajtur një mbledhje të Këshillit të Sigurimit në ngjarjet në Bucha, të cilat Ministria ruse e Mbrojtjes i quajti provokim. 

“Ajo që ndodhi dje dhe sot është e paprecedentë. Është e pabesueshme që na është refuzuar një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Është diçka e paimagjinueshme, e paprecedentë në historinë e OKB-së”, tha Nebenzya.
 


Lajmi kryesor:

Pas Buchas një tjetër masakër, 200 viktima në Borodyanka! Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Të krijohet një gjykatë model i Nurembergut për të dënuar krimet e Rusisë! BE: Embargo qymyrit rus