Rusia shpresoi sot se Bashkimi Evropian do të hiqte dorë nga një qëndrim politik përsa i përket ndërtimit të gazsjellësit "South Stream", objekt i një matjeje forcash mes Moskës dhe Brukselit, në sfondin e krizës ukrainase.
"Ne shpresojmë që Komisioni Evropian të heqë dorë nga një qëndrim politik që ka ndërmarrë përsa i përket ndërtimit të këtij gazsjellësi dhe që do të bazohet në interesat jetësorë të popullsisë dhe botës së biznesit të shteteve të Bashkimit Evropian", deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, gjatë një takimi me industrialistë të "European Business Association" në Moskë.
Projekti "South Stream", i vlerësuar 16 miliardë euro, ndërmarrë nga gjiganti rus i gazit dhe naftës "Gazprom" do të transportojë duke nisur nga fundi i vitit 2015 gazin rus drejt Evropës duke anashkaluar Ukrainën.
Shefja e ardhshme e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini theksoi në muajin tetor se nuk ishin krijuar aktualisht kushtet politike për vazhdimin e projektit "South Stream" në të cilin bëjnë pjesë grupet evropiane, si ai italian "ENI" dhe francez "EDF".
Projekti "South Stream" është konkurent i gazsjellësit TAP që parashikon të furnizojë Evropën Perëndimore me gaz nga deti Kaspik nëpërmejt Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë.
ATSH
/Shqiptarja.com