Moska: Nëse Trump rrit shpenzimet
ushtarake do të reagojmë

Moska: Nëse Trump rrit shpenzimet<br />ushtarake do të reagojmë
“Moska do të reagojë nëse SHBA vendosin të rrisin shpenzimet ushtarake,” kështu u shpreh  Leonid Slutsky shef i komisionit të jashtëm në parlamentin rus.

“Për momentin bëhet fjalë vetëm për retorikë. Por nëse SHBA vendos të rrisë buxhetin për shpenzimet ushtarake atëherë do të reagojmë” u shpreh ai.
 
Reagimi i Moskës vjen vetëm një ditë pasi presidenti Donald Trump shpalosi projektin e tij për të rritur shpenzimet ushtarake me rreth 54 miliardë dollarë që sipas tij do të jetë në dobi të sigurisë kombëtare.

Rusia po ashtu është shprehur kundër Trump edhe pak ditë më parë kur ky i fundit konfirmoi se dëshiron që SHBA të jetë në krye të projekteve për armët bërthamore.

Por edhe në këtë rast zyrtarët rusë thanë se do të reagojnë duke shtuar se rrezikohet një katastrofë globale. Sërish Moska i cilësoi deklaratat e kreut të Shtëpisë së Bardhë emocionale me qëllimin për të marrë më shumë vëmendje mediatike.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike