Lufta/ Zelensky takon Vuçiç: Folëm për paprekshmërinë e kufijve! Ursula von der Leyen: I dhurojmë Ukrainës edhe 1.5 miliardë euro shtesë

Lufta/ Zelensky takon Vuçiç: Folëm për paprekshmërinë e kufijve! Ursula von der Leyen: I dhurojmë Ukrainës edhe 1.5 miliardë euro shtesë

Zelensky dhe Vuçiç

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi së fundmi se BE i ka dhuruar Ukrainës 1.5 miliardë euro shtesë në ndihmë makro-financiare. Von der Leyen, tha se ata janë të gatshëm që ta mbështesin Ukrainën në çdo hap të saj, po ashtu edhe për rindërtimin e saj.

 "Ne mbështesim Ukrainën në përpjekjet e saj për të rindërtuar, rimëkëmbur dhe për ta bërë shtetin të funksionojë. Sot ne disbursuam 1.5 miliardë euro të tjera dhe më shumë do të vijnë këtë vit dhe më tej," komentoi presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen .

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Athinë. Ata kanë diskutuar për zhvillimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Ukrainës.

“Takim i hapur dhe i sinqertë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, folëm për respektimin e Kartës së OKB-së për paprekshmërinë e kufijve, për të ardhmen e përbashkët të vendeve tona në shtëpinë e përbashkët evropiane dhe mbi zhvillimin e marrëdhënieve tona, e cila është në interes të përbashkët”, shkroi Zelensky në Twitter.

Ukraina është bombarduar nga Rusia gjatë 24 orëve të fundit, ku ky i fundit ka hedhur edhe 96 raketa. Nga ky sulm ka humbur jetën një 51-vjeçar, ndërsa një tjetër person u plagos gjatë sulmit në Zaporizhia.

Moska pretendon se ka shkatërruar një anije ukrainase në Detin e Zi.  Përmes një postimi në Telegram, Ministria e Rusisë thotë se ka shkatërruar një anije në zonën e impianteve të prodhimit të gazit rus në Detin e zi.

“Mbrëmë ekuipazhi i një avioni luftarak Su-30cm i Aviacionit Detar ka shkatërruar një anije në zonën e impianteve të prodhimit të gazit rus në Detin e Zi”, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes në Telegram.

Ndërkohë, agjencia ruse e lajme Tass raporton se hapësira ajrore e Moskës është mbyllur plotësisht. Vendimi ka ardhur për shkak se dy persona u plagosën dje nga rënia e pjesëve të një droni ukrainas të shkatërruar nga mbrojtja ajrore ruse në rajonin e Moskës.

Pas një pezullimi të pjesshëm të nisjeve dhe mbërritjeve nga katër aeroportet kryesore të kryeqytetit pasi Moska tha se bllokoi një dron ukrainas në rrethin Ruzsky në perëndim të kryeqytetit dhe shkatërroi një tjetër në rrethin e afërt Istrinsky. Më pas hapësira ajrore u mbyll plotësisht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:13
Guvernatori i Donetskut: Pesë persona të vrarë dhe tre të plagosur nga bombardimi rus

1692534476_lufta.JPG

Forcat ruse bombarduan rrethin Lyman në rajonin e Donetsk, duke vrarë pesë persona dhe plagosur tre të tjerë. Lajmin e bëri të ditur guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko.

Ora 15:40
Ambasadori italian viziton qendrat e refugjatëve ukrainas

1692711558_luca.jpg

Ambasadori i Italisë në Poloni, Luca Franchetti Pardo, vizitoi dy qendra refugjatësh ukrainas në Varshavë.

Dy qendrat, të mbështetura nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar, ofrojnë programe të asistencës ligjore, asistencë psikologjike për të rriturit, fëmijët dhe adoleshentët, konsulencë për proçedurat e legalizimit dhe ndihma moentare.

Në këtë vizitë mori pjesë edhe Përfaqësuesi i UNHCR-së në Poloni, Kevin Allen, i cili duke falenderuar Italinë për mbështetjen e madhe të ofruar për Organizatën, theksoi numrin e lartë të njerëzve që vazhdojnë të ikin nga Ukraina.

Ai tha se vetëm muajin e kaluar rreth 22 mijë persona aplikuan për mbrojtje të përkohshme në Poloni, dhe faktin se edhe sot më shumë se 900 mijë refugjatë ukrainas janë regjistruar këtu.

Ora 15:30
Seanca dëgjimore për kundërshtimet e Rusisë ndaj Gjykatës Botërore do mbahet muajin e ardhshëm

1692710908_gjykate.jpg

Për kundërshtimet e Rusisë ndaj juridiksionit të Gjykatës Botërore në një çështje gjenocidi të ngritur nga Ukraina do të mbahet një seancë dëgjimore muajin e ardhshëm.

Ukraina akuzoi zyrtarisht Moskën për zbatimin e ligjit të gjenocidit për të justifikuar sulmin menjëherë pas pushtimit të saj vitin e kaluar.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Rusinë të ndërpresë veprimet ushtarake në Ukrainë në mars 2022 si pjesë e një vendimi paraprak. Seancat dëgjimore do të fillojnë më 18 shtator.

Mbretëria e Bashkuar është midis 32 vendeve të tjera që do të japin pikëpamjet e tyre përpara se çështja të përfundojë më 27 shtator.

Rusia ka sugjeruar se "operacioni i saj special ushtarak" në Ukrainë ishte i justifikuar sepse kishte për qëllim parandalimin e një gjenocidi në Ukrainën Lindore.  Kievi tha se nuk kishte kërcënim për gjenocid në Ukrainën Lindore.

Ora 14:35
Kryetarja e Parlamentit Evropian, Metsola: Negociatat për anëtarësimin e Ukrainës të fillojnë sa më parë

1692707673_met.jpg

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, tha se negociatat për anëtarësimin e Ukrainës duhet të vazhdonin sa më shpejt të jetë e mundur.

“Verën e kaluar ne e njohëm Ukrainën si një vend kandidat për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe shpresoj që negociatat të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Ajo tha se BE-ja dhe vendet anëtare janë me Ukrainën, e cila e ka cilësuar atë si një vend që po lufton për mbrojtjen e vlerave dhe lirive themelore.

“Ky vizioni synon mbrojtjen e lirisë dhe dinjitetit të njeriut, duhet mbrojtur përballë asaj armiqësie që fshihet ndonjëherë në zemrën e njeriut. BE-ja dhe vendet anëtare të saj janë me Ukrainën. Një vend që lufton për mbrojtjen e vlerave dhe lirive tona themelore. Qëllimi ynë duhet të jetë arritja e paqes, paqes me liri, drejtësi dhe dinjitet, sepse paqja e vërtetë nuk mund të jetë ajo e imponuar nga agresori”, tha Metsola.

Ora 13:00
Ursula von der Leyen: I dhurojmë Ukrainës edhe 1.5 miliardë euro shtesë

1690294511_ursulavonderleyen.jpg

BE i ka dhuruar Ukrainës 1.5 miliardë euro shtesë në ndihmë makro-financiare. 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ata do e mbështesin Ukrainën për tu rindërtuar sërish.

 "Ne mbështesim Ukrainën në përpjekjet e saj për të rindërtuar, rimëkëmbur dhe për ta bërë shtetin të funksionojë. Sot ne disbursuam 1.5 miliardë euro të tjera dhe më shumë do të vijnë këtë vit dhe më tej," komentoi presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen .

Totali i ndihmës financiare arrin në 19.2 miliardë euro.

Ora 12:51
Takimi mes Zelensky dhe Von der Leyen: Ne presim vlerësim pozitiv për anëtarësimin e Ukrainës në BE

1692701435_ukraine.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është takuar së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të cilët kanë diskutuar për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

“Ne presim një vlerësim pozitiv të përparimit të Ukrainës në Paketën e Zgjerimit të tetorit dhe një vendim pasues nga vendet anëtare të BE-së për të hapur negociatat për pranimin e Ukrainës në BE deri në fund të vitit 2023”, shkroi Zelensky në Twitter.

Ai shtoi se e ka falenderuar për të gjitha përpjekjet e saj për të normalizuar eskportet dhe tranzitin e produkteve bujqësore të Ukrainës.

"E falenderova atë për përpjekjet e saj për të normalizuar eksportet dhe tranzitin e produkteve bujqësore të Ukrainës. Është e rëndësishme që ato të rikthehen plotësisht nga 15 shtatori", shtoi Zelensky, duke specifikuar se gjatë takimit "pozicionet për Formulën e Paqes, ndërsa shkojmë drejt Samiti Global i Paqes”.

Ora 11:41
Letonia: Rusia është përgjegjëse për krimet në Ukrainë

1692697225_ikjrf.jpg

Nënkryetarja e Parlamentit Letonez, Zanda Kalnina-Lukasevica, tha se Rusia duhet të marrë përgjegjësinë për krimet e saj kundër Ukrainës.

Ajo tha se krijimi i një regjistri për dëmet e shkaktuara nën kujdesin e Këshillit të Evropës do të ishte një hap i rëndësishëm

"Rusia duhet të marrë përgjegjësinë e plotë për krimet e saj kundër Ukrainës. Krijimi i një gjykate speciale për të gjykuar krime të tilla është një hap kyç. Një hap tjetër i rëndësishëm është krijimi, nën kujdesin e Këshillit të Evropës, i regjistrit të dëmeve të shkaktuara”, Zanda Kalnina-Lukasevica.

Ajo gjithashtu tha se ngritja e një gjykate ndërkombëtare do të mbushte boshllëkun në juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila nuk mbulon krimet e agresorëve.

"Ngritja e një gjykate ndërkombëtare do të mbushte boshllëkun në juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila nuk mbulon krimin e agresionit", tha ajo.

Ora 10:54
Zelensky takon Vuçiç: Folëm për paprekshmërinë e kufijve, biseda ishte e sinqertë

1692694518_zlee.jpg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Athinë.

Ata kanë diskutuar për zhvillimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Ukrainës.

Zelensky e ka quajtur këtë takim si të sinqertë me Vuçiç, duke thënë se ata kanë interesa të përbashkëta.  

“Takim i hapur dhe i sinqertë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, folëm për respektimin e Kartës së OKB-së për paprekshmërinë e kufijve, për të ardhmen e përbashkët të vendeve tona në shtëpinë e përbashkët evropiane dhe mbi zhvillimin e marrëdhënieve tona, e cila është në interes të përbashkët”, shkroi Zelensky në Twitter.

Ora 09:57
Sulm rus në Zaporizhia, u hodhën 96 raketa dhe bomba, 1 viktimë

1692690971_rus.jpg

Një sulm rus ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në jug të Ukrainës, ku janë hedhur 96 raketa dhe bomba.

Nga ky sulm ka humbur jetën një 51-vjeçar, ndërsa një tjetër person u plagos gjatë sulmit në Zaporizhia.

Kështu kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Ora 09:12
Putin: Flamuri ynë është simbol i unitetit, na nxit drejt fitores

1690702701_vladimirputin.jpg

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një fjalimi tha se flamuri i vendit të tij ishte një simbol i unitetit të tyre.

Ai tha se flamuri do t’i frymëzojë ata për të ecur përpara dhe për të fituar.

"Flamuri ynë kombëtar është një simbol i unitetit tonë. Unë mendoj se flamuri kombëtar do të na frymëzojë gjithmonë për të ecur përpara, për të fituar dhe për të kërkuar lavdinë e Rusisë", tha Putin.

Gjithashtu Putin rikujtoi historinë mijëravjeçare të Rusisë e cila ka pasur flamuj të ndryshëm, nga ai me imazhin e Krishtit, tek flamuri i zi, i verdhë dhe i bardhë i Perandorisë Ruse, tek ai i kuq sovjetik.

"Por ne sigurisht kemi ndjenja të veçanta për flamurin e bardhë, blu dhe të kuq, është flamuri ynë zyrtar kombëtar", tha Putin.

Ora 08:30
Tass: Moska mbyll hapësirën ajrore pas sulmit me dron

1692685906_45.jpg

Të paktën dy persona u plagosën dje nga rënia e pjesëve të një droni ukrainas të shkatërruar nga mbrojtja ajrore ruse në rajonin e Moskës.

Kështu deklaroi guvernatori i rajonit.

Pas një pezullimi të pjesshëm të nisjeve dhe mbërritjeve nga katër aeroportet kryesore të kryeqytetit pasi Moska tha se bllokoi një dron ukrainas në rrethin Ruzsky në perëndim të kryeqytetit dhe shkatërroi një tjetër në rrethin e afërt Istrinsky, sipas agjencisë Tass, hapësira ajrore është mbyllur plotësisht

S.S/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë