Në teatrin e Mariupolit nuk pati asnjë bombardim rus, por një "pengmarrje" nga "nacionalistët ukrainas".
Kështu deklaroi ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya, duke folur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Sipas Nebenzya, batalioni Azov i konsideruar si një objektiv legjitim nga forcat ruse, mbante peng njerëz në teatër, i cili, saktësoi diplomati, "nuk ishte kurrë një objektiv".
Ambasadori më pas pretendoi se forcat ukrainase po përgatitnin "një provokim të përgjakshëm" dhe akuzoi shtypin perëndimor për dhënien e lajmeve të gabuara për atë që ndodhi.
Lajmi kryesor:
Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë











