Moska: Nuk ka një plan për evakuimin e 80 000 turistëve rusë në Egjipt

/ATSH-AFP/ - Rreth 80 mijë rusë gjenden aktualisht me pushime në Egjipt, por nuk ka një plan urgjent për t'i evakuar pavarësisht aksidentit të avionit rus që u rrëzua në gadishullin e Sinait për arsye të dyshimta, deklaroi sot një përgjegjëse ruse për turizmin.
"Këta turistë, shumica e të cilëve ndodhen në rajonet e Sharm el Sheik dhe të Hurghada në brigjet e Detit të Kuq, mund të kthehen në vendin e tyre atëhere kur ata e shohin të arsyeshme", theksoi Irina Tiourina, zëdhënëse e Federatës Ruse të Industrisë Turistike.
Ndërsa rusëve që kanë blerë kohët e fundit paketa turistike për në Egjipt po u propozohet një ndryshim destinacioni, shumica për në Turqi.
Një javë pas rrëzimit të avionit "Airbus" të kompanisë ruse "Metrojet" ku vdiqën 224 persona, teza kryesore që dominon është ajo e një atentati.
Ndërkohë që Rusia urdhëroi të premten ndalimin e fluturimeve civile drejt Egjiptit

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Biden, fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kaliforni