Moska paralajmëron një krizë të fortë energjetike në Bashkimin Europian duke e lidhur atë drejtpërdrejt me luftën në Gjirin Persik dhe me politikat energjetike të Brukselit.

Kirill Dmitriev, këshilltar i presidentit rus Vladimir Putin dhe negociator në bisedimet trepalëshe me Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara, tha se Europa mund të përballet me pasoja serioze. Sipas tij, situata vjen nga “gabime strategjike” të bëra më herët në sektorin e energjisë.

Dmitriev deklaroi se presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka këmbëngulur në këto politika pavarësisht paralajmërimeve dhe se kjo mund të thellojë problemet energjetike në kontinent.

Sipas tij, një krizë e tillë mund të çojë edhe në ndryshim të drejtimit politik në Bashkimin Europian dhe të rrezikojë pozicionin e von der Leyen në krye të Komisionit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Teherani sulmon 3 anije në Hormuz: Bota të përgatitet për naftën në 200 $ për fuçi! Trump: Irani është goditur më rëndë se çdo vend tjetër! Këshilli i Sigurimit i OKB miraton Rezolutën e propozuar nga Bahrein