Rusia, Franca, Italia dhe Gjermania arritën një marrëveshje sot mbi përdorimin e dronëve për të vëzhguar armëpushimin në lindje të Ukrainës, kryesisht në kufirin ruso-ukrainas, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin.
"Ne ramë dakort për përdorimin e dornëve, një teknikë moderne që mudnëson përcaktimin e zonave që janë objekt i sulmeve", njoftoi Putin gjatë një konference për shtyp në Milano.
"Italia, Franca dhe Gjermania shprehën vullnetin e tyre për të punuar së bashku mbi këtë projekt, dhe Rusia do të marrë gjithashtu pjesë", theksoi ai.
Ekspertët e të dyja palëve do të mblidhen në Vienë për të përcaktuar çështjet teknike, nën udhëheqjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), theksoi presidenti rus.
Gjermania dhe Franca i propozuan zyrtarisht të premten e kaluar OSBE-së të dërgojë dronë për të mbikqyrur armëpushimin në lindje të Ukrainës.
OSBE-ja tashmë ka dërguar në Ukrainë një mision special vëzhgimi që përbëhet nga 250 vëzhgues, ku 80 ndodhen në pesë qytete në lindje të vendit. OSBE-ja parashikon ta dyfishojë këtë numër duke bërë që të arrijë 500 vëzhgues në të gjithë vendin para se të përfundojë nëntori, dhe të dërgojë edhe dronë gjithashtu.
ATSH
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA