Rusia ka deklaruar sot se sanksionet e reja të BE-së kundër shefave të shërbimit sekret ruse rrezikojnë t'i japin fund çdo bashkëpunimi përsa i përket sigurisë.
"Bashkimi Evropian po vë në rrezik bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë", deklaroi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.
Bashkimi Evropian sanksionoi shefat e shërbimeve sekrete ruse dhe disa zyrtarë të Këshillit të Sigurimit rus për përfshirjen e tyre në krizën ukrainase, sipas informacioneve zyrtare të Bashkimit Evropian.
Në listën e re 15 persona dhe 18 subjekte janë prekur nga një ngrirje e të ardhurave dhe një ndalim për të udhëtuar. Në këtë listë bëjnë pjesë shefi i shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), Nikolai Bortnikov, shefi i shërbimeve sekrete, Mikhail Fradkov si dhe presidenti çeçen, Ramzan Kadyrov
"Zgjerimi i listës së sanskioneve përbën një dëshmi të drejtpërdrejtë të zgjedhjes së vendeve të Bashkimit Evropian të rishikojnë bashkëpunimin me Rusinë përsa i përket sigurisë ndërkombëtare dhe rajonale", deklaroi Moska duke cituar përkeqësimin e krizave në Afganistan, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut./ATSH/
/Shqiptarja.com