Moska shton bombardimet ndaj Ukrainës, fiken termocentralet bërthamore dhe ndërpritet energjia! Kievi: Rusia kontrollon 40% të Chasiv Yar

Rusia intensifikon bombardimet ajrore ndaj Ukrainës, teksa rreziku bërthamor rritet edhe më shumë, pasi centralet e energjisë ndodhen përherë në rrezen dhe perimetrin e raketave.

Kjo është bërë e ditur nga Forcat Ajrore të Kievit ditën e sotme (29 Gusht), referuar informacioneve më të fundit nga fronti i ashpër i luftës. Rajone të ndryshme të vendit janë të prekura. Gjatë natës u dëgjuan shpërthime në Kiev.

Autoritetet ukrainase kanë thënë se disa centrale bërthamore në vend janë shkëputur nga rrjeti elektrik pas sulmeve ruse të hënën, raporton "La Repubblica".

Kurse publikisht konfirmohet se “Rusët kontrollojnë 40% të Khasiv Yar, qyteti që hap rrugën për në Kramatorsk”. Kjo u raportua nga Andriy Polukhin, zëdhënës i Brigadës së 24-të të Mekanizuar të Ukrainës, cituar nga “Rbc-Ukraine”.

Problematike paraqitet situata në Kostiantynivka, Druzhkivka dhe Kramatorsk, si dhe në rrugët e logjistikës ukrainase. Sipas Polukhin, Chasiv Yar u shkatërrua në mënyrë të ngjashme me Bakhmut dhe Avdiivka.  

Moska dhe trupat ruse pretendojnë gjithashtu se pushtuan dy fshatra të tjerë në Ukrainën lindore: Nikolaevka në rajonin e Donetsk dhe Stelmakhovka në rajonin e Lugansk. Kjo është bërë e ditur edhe nga Ministria e Mbrojtjes e Moskës.

"Në rajonin e Donetskut situata është jashtëzakonisht e vështirë, veçanërisht në drejtimin Pokrovsk". Kështu u shpreh vetë presidenti ukrainas Zelensky, në mesazhin e tij të mbrëmjes, i cili shtoi:

"Rritni territorin nën kontrollin tonë në disa zona pranë kufirit me Ukrainën. Faleminderit luftëtarë".

Kurse Kremlini hodhi akuza drejt BE-së për asetet e bllokuara prej kohësh dhe që është deklaruar se do përdoren në luftën kundër saj:

"Përdorimi i të ardhurave nga asetet ruse është vjedhje", ishte reagimi zyrtar. “Një vjedhje” që “sigurisht do të ketë pasoja ligjore”.

Kështu, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, komentoi dhe njoftimin e Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, sipas të cilit 1.4 miliardë euro të ardhura nga kapitali rus i ngrirë në Evropë, tashmë i janë ndarë Ukrainës dhe vendeve evropiane, që ta furnizojë me armë, raporton “Tass”.

A.Q/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit