
Greqia, Danimarka, Sllovakia, Sllovenia dhe Kroacia u shtuan në listën e shteteve armiqësore ndaj Rusisë. Shërbimi për shtyp i qeverisë ruse tha se lista u përditësua me një dekret të nënshkruar nga kryeministri Mikhail Mishustin, njoftuan agjencitë ruse. "Qeveria ka përditësuar listën e shteteve të huaja që kryejnë akte armiqësore kundër misioneve diplomatike dhe konsullore ruse jashtë vendit. Lista tani përfshin gjithashtu Greqinë, Danimarkën, Sllovakinë, Slloveninë dhe Kroacinë," thuhej në deklaratë.
Lajmi kryesor:
Nënshkruhet në Stamboll marrëveshja për zhbllokimin e eksporteve të grurit ukrainas! Rama: Përgëzoj Erdogan për rolin kritik dhe përpjekjet e vazhdueshme










