Ditën e sotme në Stamboll, në Pallatin "Dolmabahçe", Ukraina dhe Rusia nënshkruan dy marrëveshje të rëndësishme me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara për eksportin e drithit dhe produkteve bujqësore përmes Detit të Zi. Presidenti turk Rexhep Tajp Erdogan dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres morën pjesë në Ceremoninë e Nënshkrimit të Dokumentit të Iniciativës për Transportin e Sigurt të Drithërave dhe Produkteve Ushqimore nga Portet e Ukrainës së bashku me përfaqësuesit nga Rusia dhe Ukraina.

‘Ditë historike, makthi i urisë në botë u shmang’, kështu u shpreh presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes në Stamboll për zhbllokimin e eksportit të drithërave në portet e Ukrainës.

"Sot është një ditë historike, ne jemi krenarë për rolin tonë në këtë iniciativë që ka zgjidhur krizën globale të ushqimit. Marrëveshja e sotme ka të bëjë me të gjitha kombet e botës, nga Afrika në Azi, dhe ne po shmangim së bashku makthin e urisë globale.”, tha Erdogan

"Marrëveshja e sotme e grurit është një fener në Detin e Zi." Kështu e cilëson Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres marrëveshjen në Stamboll mes Rusisë, Ukrainës dhe OKB-së me ndërmjetësimin e Turqisë për lëshimin e drithit nga portet ukrainase. 

Edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje duke përgëzuar Turqinë dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për përpekjet dhe rolin e luajtur nënshkrimin e marrëveshjes ditën e sotme në Stamboll për zhbllokimin e eksportit të grurit nga portet e Ukrainës.

Me një postim në "Tëitter", Rama shprehet se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje tregon se dialogu dhe diplomacia janë mjetet e vetme për të trajtuar dhe zgjidhur problemet midis shteteve.

"Unë përgëzoj Turqinë dhe @RTErdogan për rolin kritik të luajtur dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të arritur "Iniciativën e Detit të Zi" për eksportin e drithit nga #Ukraina. Kjo tregon edhe një herë se dialogu dhe diplomacia janë mjetet e vetme për të trajtuar dhe zgjidhur problemet midis shteteve. Chapeau!", shkruan Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:03
Nënshkrimi i marrëveshjes për zhbllokimin e eksportit të grurit ukrainas, Rama: Përgëzoj Erdogan për rolin kritik dhe përpjekjet e vazhdueshme

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar Turqinë dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për përpekjet dhe rolin e luajtur në marrëveshjen e nënshkruar sot në Stamboll për zhbllokimin e eksportit të grurit nga portet e Ukrainës.

Me një postim në "Twitter", Rama shprehet se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje tregon se dialogu dhe diplomacia janë mjetet e vetme për të trajtuar dhe zgjidhur problemet midis shteteve.

"Unë përgëzoj Turqinë dhe @RTErdogan për rolin kritik të luajtur dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të arritur "Iniciativën e Detit të Zi" për eksportin e drithit nga #Ukraina. Kjo tregon edhe një herë se dialogu dhe diplomacia janë mjetet e vetme për të trajtuar dhe zgjidhur problemet midis shteteve. Chapeau!", shkruan Rama.

Ditën e sotme në Stamboll, në Pallatin "Dolmabahçe", Ukraina dhe Rusia nënshkruan dy marrëveshje të rëndësishme me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara për eksportin e drithit dhe produkteve bujqësore përmes Detit të Zi. Presidenti turk Rexhep Tajp Erdogan dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres morën pjesë në Ceremoninë e Nënshkrimit të Dokumentit të Iniciativës për Transportin e Sigurt të Drithërave dhe Produkteve Ushqimore nga Portet e Ukrainës së bashku me përfaqësuesit nga Rusia dhe Ukraina. 

Ora 16:41
Erdogan: Ditë historike, makthi i urisë në botë u shmang

‘Ditë historike, makthi i urisë në botë u shmang’, kështu u shpreh presidenti turk Reccep Tayip Erdogan gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes në Stamboll për zhbllokimin e eksportit të drithërave në portet e Ukrainës.

"Sot është një ditë historike, ne jemi krenarë për rolin tonë në këtë iniciativë që ka zgjidhur krizën globale të ushqimit. Marrëveshja e sotme ka të bëjë me të gjitha kombet e botës, nga Afrika në Azi, dhe ne po shmangim së bashku makthin e urisë globale.”, tha Erdogan.

 

Ora 16:35
Ukraina dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshjen për eksportin e grurit ukrainas me Turqinë dhe OKB-në

Ukraina dhe Rusia nënshkruan dy marrëveshje të veçanta në Stamboll me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara për eksportin e drithit dhe produkteve bujqësore përmes Detit të Zi.

Kievi refuzoi të nënshkruajë tekstin drejtpërdrejt me Moskën, e cila është zotuar të nënshkruajë një marrëveshje identike me Ankaranë dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Ora 16:18
‘U nënshkrua marrëveshja e grurit për eksport nga tre porte ukrainase’, Guterres gjatë ceremonisë në Stamboll

"Marrëveshja e sotme e grurit është një fener në Detin e Zi." Kështu e cilëson Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres marrëveshjen në Stamboll mes Rusisë, Ukrainës dhe OKB-së me ndërmjetësimin e Turqisë për lëshimin e drithit nga portet ukrainase. 

“Ne po llogarisim në qeverinë turke që të ruajë këtë rol të ndërmjetësit në të ardhmen”, tha Guterres në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes.", tha Guterres në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes.

 

Ora 15:12
Kremlini: Marrëveshja e grurit është e rëndësishme kundër krizës ushqimore

Rusia beson se marrëveshja e grurit me Ukrainën është "e rëndësishme sepse kanalet e furnizimit të tregut global duhet të zhbllokohen për shkak të krizës së afërt të ushqimit", kështu është deklaruar nga Kremlini, sipas raportimeve të TASS

Ora 14:50
Nënshkrimi i marrëveshjes së grurit, Erdogan: Së shpejti do t'i japim botës një lajm të mirë

Ukraina ka nënshkruar pjesën e saj të marrëveshjes së grurit me Turqinë dhe OKB-në, siç raporton media ukrainase "Strana.ua".

"Ukraina, Turqia dhe OKB nënshkruan marrëveshjen e eksportit të grurit. Dokumenti u nënshkrua nga ministri ukrainas i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov, ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së António Guterres", tha gazeta online duke pretenduar se i njëjti dokument. duhet të nënshkruhet nga rusët.

Ndërkohë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, gjatë një aktiviteti në Stamboll u shpreh se botës me nënënshkrimin përfundimtar do t’i jepet një lajm i mirë.

“Së shpejti, me ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në Stamboll, “do të kapërcehen problemet për çështjen e grurit” dhe “do t’i japim një lajm të mirë botës”. Kështu deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një aktiviteti në Stamboll, transmeton agjencia e lajmeve Anadolu.

 

 

Ora 10:25
Moska shton Greqinë, Kroacinë dhe Sllovakinë në listën e vendeve armiqësore

Greqia, Danimarka, Sllovakia, Sllovenia dhe Kroacia u shtuan në listën e shteteve armiqësore ndaj Rusisë. Shërbimi për shtyp i qeverisë ruse tha se lista u përditësua me një dekret të nënshkruar nga kryeministri Mikhail Mishustin, njoftuan agjencitë ruse. "Qeveria ka përditësuar listën e shteteve të huaja që kryejnë akte armiqësore kundër misioneve diplomatike dhe konsullore ruse jashtë vendit. Lista tani përfshin gjithashtu Greqinë, Danimarkën, Sllovakinë, Slloveninë dhe Kroacinë," thuhej në deklaratë. 

Ora 08:18
Moska: Kemi evakuuar 28 mijë persona nga Ukraina, mes tyre mbi 4500 fëmijë

1658380781_GettyImages1238768051.jpg

Në 24 orët e fundit, rreth 28,000 njerëz, përfshirë 4,611 fëmijë, janë evakuuar nga rajonet e rrezikshme të Ukrainës dhe republikat e Donbass dhe janë transportuar në territorin e Federatës Ruse. 

Këtë e ka bërë të ditur gjenerali Mikhail Mizintsev duke shtuar se pavarësisht pengesave të krijuara nga Kievi, në 24 orët e fundit, pa pjesëmarrjen e autoriteteve ukrainase, 27,698 persona, përfshirë 4,611 fëmijë, u evakuuan në territorin e Federatës Ruse nga rajonet e rrezikshme të Ukrainës dhe republikat e Donbasit.

Ora 07:49
Zelensky: Duhet të rriten sulmet ndaj trupave ruse! Ne e kemi potencialin për të avancuar në terren

1657025631_184320220327ZPORTRAITS03.jpg

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë potencialin për të avancuar në terren dhe për t'u shkaktuar viktima forcave ruse. Kështu deklaroi presidenti Zelensky pas takimit me liderët ushtarakë.

Në mesazhin e tij të zakonshëm në mbrëmje, udhëheqësi ukrainas tha se sulmet ndaj trupave të Moskës duhet të rriten. Kjo është arsyeja pse Kievi mbështetet shumë në armët e dërguara nga vendet perëndimore, veçanërisht në raketat me rreze të gjatë veprimi si Himars i SHBA-së.