MOSKE - Me një ceremoni madhështore është zhvilluar parada e Ditës së Fitores në Moskë.
Presidenti rus Vladimir Putin i cili mbajti një fjalim iu drejtua mijëra pjesëmarrësve të pranishëm në Sheshin e Kuq se duhet të mësojmë nga Lufta e Dytë Botërore duke e qujatur Lufta e Madhe Patriotike në Rusi.
Dita e Fitores është një festë e madhe, e cila bashkon të gjithë brezat e qytetarëve të Rusisë, bashkatdhetarët në vendet e huaja, që nderojnë kujtimin e heronjve të luftës.
Akti mbi kapitullimin e Gjermanisë naziste u nënshkrua në periferi të Berlinit, në Karlshorst, në datën 9 maj më 00.43 minuta me orën e Moskës.
Mijëra ushtarë rusë mes shumë vështirësive u larguan nga Moska dhe muret e Stalingradit nga brigjet e lumin Vollga dhe arritën deri në zemër të Berlinit ku u bashkuan me aleatët e tjerë për t’i dhënë kështu fundin e regjimit nazist.
Në mbrëmjen e asaj dite lajmi i shumëpritur i fitores u transmetua nëpërmjet radios shtetërore ruse dhe për herë të parë në vitin 1965 u mbajt Parada legjendare e Fitores, e cila më pas u shndërrua në një traditë të përvitshme të festimit të 9 Majit.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com