
Mbi 200,000 shtëpi janë pa energji elektrike në jug të Ukrainës së pushtuar nga Rusia pas një sulmi nga ushtria e Kievit, njoftuan autoritetet e emëruara nga Moska.
"Si rezultat i një sulmi armik ndaj infrastrukturës energjetike të rajonit, pjesa më e madhe e rajonit të Zaporizhzhisë ka mbetur pa energji elektrike", njoftoi në Telegram Yevgeny Bakylits, i cili qeveris zonat e pushtuara nga Rusia të territorit.
Sipas tij, 213,000 abonentë dhe 386 lokalitete në rajonin e Zaporizhzhisë janë aktualisht pa energji elektrike për shkak të sulmit. Vladimir Saldo, guvernator i rajonit fqinj Kherson, gjithashtu i emëruar nga Moska, kishte raportuar mbrëmjen e kaluar se Ukraina kishte bombarduar një nënstacion elektrik, duke ndërprerë energjinë elektrike në 14 qytete dhe 450 fshatra.
Ai më vonë njoftoi se energjia elektrike ishte rikthyer pas riparimeve emergjente. Rusia, nga ana e saj, ka intensifikuar sulmet e saj masive ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës në muajt e fundit, duke shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë dhe ngrohjes.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Rusia sulm masiv me 200 dronë në Ukrainë, 2 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur











