Moskë, arrestohet gazetari i 'Forbes Russia', shpërndau lajmin e masakrës në Buça

Moskë, arrestohet gazetari i 'Forbes Russia', shpërndau lajmin e masakrës në Buça

1714134287_masa.JPG

Foto: Varrezat pas maskres në Buça, 2022 

MOSKE- Sergej Mingazov, gazetar i Forbes Russia, edicioni rus i gazetës amerikane, u arrestua me akuzën e përhapjes së informacionit të rremë rreth ushtrisë ruse dhe, në veçanti, për ripostimin e raporteve të agjencisë britanike në kanalin e tij Telegram " Reuters" dhe gazeta të tjera mbi masakrën në qytetin ukrainas Buça në pranverën e vitit 2022.

Mingazov tani ndodhet në një qendër paraburgimi në Khabarovsk, në Lindjen e Largët Ruse, ku ai jeton, por ende drejtuesit e gazetës nuk kanë arritur të kontaktojë me të.

Ligji që ndëshkon "lajmet e rreme për ushtrinë", së bashku me atë që ndalon "diskreditimin e forcave të armatosura", u miratua në fillim të marsit menjëherë pas fillimit të ofensivës ruse në Ukrainë dhe parashikon dënime të gjata me burg.

“Forbes Russia” u themelua në vitin 2003.

Për vite të tëra të pavarura, si të gjitha mediat ruse, "Forbes Russia" më pas u rreshtua me qeverinë. Licenca tani mbahet nga Magomed Musaev, një manjant i lidhur me Kremlinin, i cili vitin e kaluar gjithashtu u përpoq të merrte të gjithë grupin mediatik "Forbes Media Group" së bashku me Austin Russell por marrëeshja dështoi.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Spanja do t’i dërgojë Ukrainës raketa kundërajrore! Në Moskë arrestohet gazetari i 'Forbes Rusia'! Kremlini: Nuk kërcënojmë Europën


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare