Moskë, arrestohet kryeopozitari
rus Alexei Navalny gjatë protestës 

Moskë, arrestohet kryeopozitari<br />rus Alexei Navalny gjatë protestës <br>
Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny u arrestua gjatë protestave ant-Kremlin në Moskë ditën e sotme, ndërsa tubimet vazhdojnë në mbarë vendin.

"Unë jam arrestuar, kjo nuk ka rëndësi, ejani në rrugën Tverskaya dhe protestoni, nuk po shkoni për mua, është për ju dhe për të ardhmen tuaj", ka shkruar Navalny në Tëitter pas arrestimit të tij.

Brenda pak minutash nga mbërritja në Sheshin Pushkinskaya, ku u mblodhën qindra protestues, Navalny u arrestua nga policia duke u futur në një fugon patrullimi nga policia.

Policia e Moskës tha se Navalny u arrestua për akuzën e organizimit të një proteste në mënyrë të paligjshme. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me 30 ditë burgim dhe një gjobë.

Navalny ka bërë thirrje për protesta mbarëkombëtare dhe për përkrahësit që të bojkotojnë atë që ai e quan zgjedhje të manipuluara presidenciale, të vendosura në 18 mars.

 


 

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS