MOSKË, /ATSH-AFP/ - Rusia njoftoi sot se është e gatshme për të bashkëpunuar me koalicionin e kryesuar nga SHBA-ja kundër organizatës së Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, me kusht që ajo të respektojë sovranitetin e autoriteteve të Damaskut.
"Jemi të gatshëm për një bashkëpunim praktik me vendet e koalicionit dhe të punojmë me ta për të përcaktuar të gjitha modalitetet e nevojshme në përputhje me respektimin e sovranitetit të Sirisë dhe të drejtave të qeverisë siriane", deklaroi kreu i diplomacisë ruse, Sergueï Lavrov, cituar nga agjencitë ruse.






