Rusia ka interesa të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe, pavarësisht mosmarrëveshjeve mbi tema të ndryshme të axhendës ndërkombëtare, është e gatshme të bashkëpunojë me Uashingtonin, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin.
"Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një axhendë të përbashkët", theksoi presidenti Putin.
"Jemi në mosmarrëveshje për tema të ndryshme të axhendës ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë ka diçka që na bashkon, që na shtyn të punojmë së bashku", shtoi ai.
"Bëhet fjalë për përpjekje të përbashkëta për ta bërë më demokratike ekonominë botërore, më të matur dhe më të balancuar, në mënyrë që ligji ndërkombëtar të jetë më demokratik", deklaroi Putin./ atsh/