MOSKË, 7 shkurt /ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi sot se Rusia nuk kishte ndërmend të bënte luftë kundër askujt, deklaratë e bërë pas takimit me homologun e tij francez, François Hollande dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, të cilët i paraqitën liderit rus një plan paqeje për Ukrainën.
"Ne nuk kemi ndërmend të bëjmë luftë kundër askujt, ne kemi ndërmend të bashkëpunojmë me të gjithë", siguroi presidenti Putin i cituar nga agjencia ruse e lajmeve, Interfaks.
Në ndërkohë, presidenti Hollande tha se plani i paqes ishte shansi i fundit për të mënjanuar luftën./ a.jor.









