Më Moskë, një vajzë 3-vjeçare me emrin Zakhra Rzayeva ka nga ngrirë nga i ftohti, në oborrin e çerdhes së fëmijëve. Pas pushimit, edukatoret e kishin harruar vajzën në oborr. Trupi i pajetë i 3-vjeçares është gjendur i mbuluar nga bora në parkun e lojërave të çerdhes. Temperatura shënonte -5 gradë.

“Në pushim kishin dalë të gjithë fëmijët për një shëtitje. Kur u kthyen, edukatoret e kopshtit e harruan prezencën e vajzës”- thuhet nga burime direkte të  mbërritura nga çerdhja me emer: “çerdhe 2120. “Edukatoret janë kujtuar për vajzën dy orë më vonë”

moske

Autoritetet po hetojnë vdekjen tragjike të vajzës së vogël, ndërsa mësuesit dhe stafi i çerdhes po merren në pyetje.

Nga ana tjetër, prindërit e fëmijës, Rizvan Rzayev dhe Gulnara Shakhadat e kishin shumë të vështirë të komentonin mbi ngjarjen.

Një pjesë ë stafit të çerdhës ka refuzuar të futet në detaje, duke shprehur vetëm se 3-vjeçarja ishte shtrirë në borë për një kohë të shkurtër dhe se personeli e pati të vështirë për ta ngritur që atje. Mirror

 

d.gj/ Shqiptarja.com