Dy autobusë janë "marrë peng" mbrëmjen e kaluar në kryeqytet dhe shkak për këtë është bërë një mosmarrëveshje e krijuar mes dy kompanive Megatek dhe Citi Park.
 
Sipas të dhënave të para, që nuk janë konfirmuar zyrtarisht, mësohet se pronari i Megatek, në mënyrë të njëanshme ka marrë peng dy autobusë që transportonin punonjësit e administratës së City Park, ku pronarët e kësaj të fundit mësohet se kanë thënë se, ka prishur marrëveshjen e nënshkruar rreth 3 vite më parë, përmes së cilës arrihej transport ii administratës së të dy kompanive nga dy autobusët.
 
Po ashtu, City Park pretendon se, pronari i Megatek nuk i është drejtuar fare rreth kësaj çështje gjykatës, ndërkohë që kjo çështje edhe për policinë ka qenë e vështirë ndërhyrja në një kohë kur autobusët e marrë peng janë stacionuar në ambientet e Megatek.

Pas shumë përpjekjeve uniformat blu kanë arritur që të nxjerrin dy autobusët të cilët u morën peng.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)