"Rama është një nacionalist i rrezikshëm për paqen dhe stabilitetin e rajonit". Kështu e cilëson e përditshmja greke “To Vima” kryeministrin shqiptar, pas mosmarrëveshjeve të fundit mes Tiranës dhe Athinës lidhur me kërkimet për naftë në Detin Jon.
"To Vima" shkruan për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, që sipas saj që nga ardhja në pushtet krijoi destabilizim në rajon.
“
Edi Rama erdhi në pushtet me premtimet për paqe dhe stabilitet, por shpejt kjo gjë ndryshoi. Rama bëri kapërcime absolute dhe gjithçka nisi pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku ai ndezi zjarret e nacionalizmit shqiptar në Ballkan. Ai pas dronit me flamurin e Shqipërisë së Madhe, shkoi më tej duke e ngarkuar foton në llogarinë e tij në Facebook dhe madje duke e shpalosur edhe përpara Kryeministrisë”, shkruhet në artikullin e të përditshmes greke, që njihet për qëndrimet e saja pro qeverisë.
Ngjarjet në Kumanovë, sipas gazetës greke vijnë nga kërkesa e Shqipëria për ndryshimin e kufijve, referuar kërkesës së Tiranës për të mos lejuar kërkimet për naftë në Detin Jon, pjesë e territorit shqiptar. Dhe gazeta e pranon se kjo tashmë është kthyer në një çështje mes dy vendeve.
Më tej, gazeta nënvizon se të gjendur në kushtet e varfërisë, Rama po përpiqet të marrë votat e nacionalistëve, dhe se me këtë tezë po përpiqet të largojë vëmendjen nga problemet reale që ka vendi.
To Vima shkruan se edhe fqinjët janë të frikësuar për një destabilizim të rajonit dhe për këtë janë njoftuar edhe ndërkombëtarët.
"To Vima" shkruan se çdo gjë do të nisë në Maqedoni, ku shumë shpejt popullsia shqiptare, e cila sot është 30%, nesër do të jetë shumicë dhe do të kërkojnë ndarjen.
Redaksia Online
(Gre.M/ Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39.1%
-
Të gabuar
55.3%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 6018
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përmbytjet në Vlorë/ Rënia e gurëve dëmton 2 banesa në zonën e Kalasë! Banorët: Jemi në qiell të hapur
5 Tetor, 10:52
-
VIDEO/ Valencia pa identitet, prek fundin në La Liga! Marseille ndalet në shtëpi 1-1 në ligën franceze, fiton Augsburg
5 Tetor, 10:46
-
Përmbytjet në Vlorë, Vengu: Situata është përmirësuar pas ndërprejes së reshjeve! Kemi stakuar energjinë elektrike në disa zona
5 Tetor, 10:33
-
Përmbytjet në Vlorë, flet kryebashkiaku Dredha: Do bëjmë bilancin, dëmshpërblim për qytetarët që iu janë dëmtuar banesat
5 Tetor, 10:23
-
GOLAT/ Napoli kalon 3-1 Comon dhe shkëputet në krye të Serie A, Verona ‘përmbyt’ Venezian
5 Tetor, 10:03
-
Azili në Tiranë përfshihet nga flakët, 4 të moshuar në spital! Policia ndihmoi në evakuimin e banorëve! VIDEO
5 Tetor, 09:50
-
VIDEO/ Përmbytjet në Vlorë, shihni si dherat kanë bllokuar bypassin e ri drejt Orikumit! I pakalueshëm! Investimi 56 mln euro u inaugurua 2 vite më parë! Punimet u kryen nga Gener 2
5 Tetor, 09:43
-
'Tornado' E kërkonte Italia, operacionalet arrestojnë në Durrës 41 vjeçarin e akuzuar për trafik droge
5 Tetor, 09:30
-
Përmbytjet shkatërrojnë bizneset në Vlorë, pronari i një farmacie: 100 mijë euro dëm, uji arriti gjysmë metri! Biznesmenët: Shteti të marrë masa
5 Tetor, 09:28
-
Maldin Kaçurri ftohet për herë të parë, Shqipëria U-21 luan në 'Air Albania' ndaj Armenisë! Trajneri Bushi publikon listën
5 Tetor, 09:21
-
Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve
5 Tetor, 09:10
-
Gazetari i Report Tv raporton situatën pas përmbytjeve në Vlorë: Pritet bilanci i dëmeve, disa lagje ende pa energji elektrike
5 Tetor, 08:49