Në dhjetor të vitit 2015, buxhetit të shtetit i mungojnë plot 20 miliardë lekë, afërisht 200 milionë dollarë. Megjithëse uli dukshëm pritshmëritë në mesin e vitit 2015, të ardhurat buxhetore në dhjetor rezultuan 5% më të ulëta se plani.
Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskalë të buxhetit të konsoliduar për vitin e shkuar, nga i cili rezulton se pjesa dërrmuese e taksave kanë prodhuar të ardhura mjaft të ulëta në krahasim me parashikimet. Në total, të ardhurat nga tatimet dhe doganat kanë rezultuar në dhjetor, 3% nën planin e rishikuar në mes të vitit 2015, ose rreth 13 miliardë lekë më pak.
Zërat
Nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar janë mbledhur në dhjetor 5.6% të ardhura më pak se plani, ose minus 5.6 miliardë lekë. Ndërkohë që ka qenë akciza taksa me performancën negative, me një mosrealizim prej 13% krahasuar me planin, ose 5.8 miliardë lekë më pak se parashikimet e gjysmës së vitit.
Me mosrealizim të dukshëm prej minus 8% ka rezultuar edhe Tatimi mbi të Ardhurat Personale, i cili ka bërë që në buxhet të mungojnë 2,5 miliardë lekë. Ndër të paktat tregues me bilanc pozitiv është Tatimi mbi Fitimin, i cili në fund të vitin ka rezultuar në masën 6% mbi planin, duke kontribuuar në buxhet me 1.4 miliardë lekë mbi parashikimet.
Me bilanc të dukshëm pozitiv e ka mbyllur vitin 2015 taksa e Biznesit të Vogël, e cila rezulton 37% me planin, por me një kontribut modest në buxhet me vetëm 500 milionë lekë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com