‘MOST WANTED’, policia kërkon ndihmë për kapjen e tyre, kush janë 5 super të kërkuarit! Aktiviteti kriminal i Talo Çelës, Laert Haxhiut, Jani Aliajt, Ibrahim Licit dhe Erjon Llapushit

Policia e Shtetit kërkon ndihmë për kapjen e shumë të kërkuarve Talo Çela, Laert Haxhiu, Jani Alia, Ibrahim Lici dhe Erjon Llapushi. Përmes një njoftimi policia kërkon informacione për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e disa prej personave më të kërkuar, për vepra të rënda penale kundër personit dhe pronës.

“Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kryesisht të atyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore.  Falë dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, por edhe me qytetarët, gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 janë kapur dhjetëra persona në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe në kuadër të krimit të organizuar.  Policia e Shtetit falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe kërkon sërish bashkëpunimin e tyre për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e disa prej personave më të kërkuar, për vepra të rënda penale kundër personit dhe pronës, konkretisht të shtetasve:  TALO ÇELA, LAERT HAXHIU, JANI ALIA, IBRAHIM LICI DHE ERJON LLAPUSHI  Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash.  Cilido që mund të disponojë informacione të vlefshme, të telefonojë në numrin e celularit 069 41 10 853, duke iu garantuar anonimat të plotë”, ka njoftuar policia.

SKEDA/ Kush janë 5 super të kërkuarit nga policia

Erjon Llapushi 34-vjeçar nga Pogradeci akuzohet për vrasjen e kamerierit në lokalin që ai kishte shkuar me disa të njohur për të drekuar në Elbasan. Llapushi e kapi për fyti kamerierin 57-vjeçar, Gazment Kurmaku, e kërcënoi me thikë dhe më pas e vrau, ngjarje  e ndodhur më 2 tetor të 2021 vetëm se kamerieri I njoftoi që ishin ulur në një tavolinë të rezervuar.

Laert Haxhiu është në kërkim për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ndërsa disa anëtarë në vrasjen e dyfishtë dhe plagosjen e dy të tjerëve, janë hetuar e dënuar. Të vrarë mbetën Zamir Latifi e Jurgen Hoxha dhe u plagosën Bujar Turku dhe Marius Xhepexhiu, por shpëtoi shënjestra e tyre që ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës. Laert Haxhiu dyshohet edhe për vrasjen e Besmir Hidës në 2019-ën, baba I dy fëmijëve, që u ekzekutua teksa pinte kafe në një lokal në qendër të Lushnjes.

Talo Çela i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriinale, është një nga të kërkuarit që në fakt, duket se më shpejt se policia e gjeti rivali i tij. Nuredin Dumani, një i dënuar për disa krime, kishte informacione se Talo Çela lëvizte me makinë në Peqin kur organizoi një atentat ndaj tij, por që në fakt mbeti vetë i plagosur nga përplasja me armë dhe tashmë po përballet me drejtësinë. Talo Cela, nëse ka qenë aty, ja ka dalë të arratiset. Krisja mes miqve,sot rivali nisi pas grabitjes në aeroportin e Rinasit në 2019-ën për ndarjen e parave mes Celës dhe Dumanit. Talo Cela dyshohet se fshihet dhe pas vrasjes në atentat të vellezërve Haxhia në Durrës në 2020-ën

Jani Alia është dënuar në mungesë me burgim përjetë, dhe nuk ka bërë asnjë ditë burg për një nga vrasjet që ka tronditur kryeqytetin në 2016-ën. Jani Alia vrau Elton Çiçon në lokalin "De Niro" në zonën e ish-bllokut. Për ngjarjen, u arrestua fillimisht Renato Milloshi i dyshuar si bashkëpunëtor, por u la i lirë nga gjykata për mungesë provash.

Ibrahim Lici një tjetër i kërkuar me rrezikshmëri të lartë, i dyshuar për një sërë vrasjesh në Shkodër. Lici akuzohet për vrasjen e vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në derën e shtëpisë së tyre në 2019-ën, por edhe për ekzekutimin e Endi Mustafës po në Shkodër, në maj të 2021-shit gjatë kohës që ishte në arrati. Ibrahimi është djali i Mustafa Livit, ish-këshilltar në Bashkinë e Shkodrës, që pas ngjarjeve kriminale ka folur për mediat duke mohuar përfshirjen e djalit të tij.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kuksi: 14/04/2022 15:53

    Mos ndodhi noj gjo ne Shkoder se krejt Shkodrant si lapera tu dhon komente, popull gabel qe krenohet me Horra

    Përgjigju
  • PD?: 14/04/2022 08:07

    Policia paska shpallur ne kerkim Personat qe jan kunder PS Sa te tjer duhen te kapen qe bashkpunojn me PS

    Përgjigju
  • Iris: 14/04/2022 02:00

    Edhe JANI edhe ALIA ?! Si e ka pas emrin e vertete para se t'a ndronte?

    Përgjigju
  • Bucja: 14/04/2022 00:26

    Vret me duar ai vlla po vrau kamarjerin gjynaf i zotit

    Përgjigju
  • Zoni vlones: 13/04/2022 20:14

    Mo I rrezikshmi ktu osh Cela ,ca Ibrahim jeni tu fol, Ibrahimi ka mrapa tan at fis ,Cela osh nivel tjeter, por prap Jan feshkuj se vrasin ne pabesi te tan kto killerat, kurse llapushi nuk bon njeri per burr ,tvret me dur jo me plumb osh bish

    Përgjigju
    • Turi: 14/04/2022 13:23

      @mendimi laerti ushtar i land shytit

    • Bucja: 14/04/2022 00:24

      Vret me duar ai vlla po vrau kamarjerin per nj tavolin esht gjynaf i zotit

    • Mendimi: 13/04/2022 22:32

      Ibrahim ka fis po dhe ka zemer vet kurse talua naten ri me çobanin ne dark fle me ujkun esht super kryeintrig qe nga vidjo qe ka nxjer plus dhe ca flitet kurse laert lushnjari ka byth te kput si pune ibrahimit qe esht moshe e re me te vetmin ndryshim qe ka nje super kapo qe e mbeshtet kurse bracja ka fisin e vet ska patron llapushi no com fare duket ca esht kurse xheku si I thon alias jani esht vertet me tope me ate super vrasje qe ka ber dhe Duke e ditur ke kish perball dhe ca rethi kish perball çiçua

  • refugjati: 13/04/2022 18:36

    nga te gjith keta ai llapushi duhet te gjendet e te varet sic bejne rraca e tij talebanet po si mor p.dh motre shkon e vret fukarain vetem se te tha qe mos te ulesh te tavolina e rezervuar?po si mor bastard vritet njeriu ne pun te vet? duhet var prej mjekrre e ti vihet flaka atij maskarai te tjeret nuk e di kan faj ajo dhe nqs kan vra jan vra ndermjet tyre per punet e tyre te pista por ky talebani nuk duhet te jetoje

    Përgjigju
  • Aqif gerbiethyeri: 13/04/2022 17:25

    Po flisni te gjith sipas qejfit dhe pa asnje prove.un vet personalisht i kam pare te gjithe keta me shume se nje here ne bibloteka.Popull qe meret me llafe

    Përgjigju
  • vlora: 13/04/2022 17:14

    Policia duhet te shperndaj fotot e ketyre kudo,ne markete,shtylla,stacione autobuzesh,dyqane e kudo,kudo me dicituren :VRASES KERKOHET

    Përgjigju
    • fieraku: 13/04/2022 19:42

      ca stacion autobuzesh o rrot gari se levizin me eskort. ku jeton e kastravec qe kujton se levizin me autobuza kta qe jane vrasesit me te rrezikshem ne shqiperi????????????

  • Shkoder: 13/04/2022 16:30

    Jam dakort me njenin ketu ibrahimi asht ma i rrezikshmi mbi 15 vrasje i ka ba e kushedi sa tjer qe nuk i dina

    Përgjigju
  • Shkodra: 13/04/2022 14:00

    Me i tmerrshmi , gjak ftofti ,ma i pa gabushmi, killeri i lindur esht ibrahim lici . Mbi 20 vrasje ka ba

    Përgjigju
    • Skd: 15/04/2022 00:19

      Ore gjigjanda Ibrahimi vetem Titin e baqin ka vra edhe ciftin brecana tjerat vrasje ja kan lan byths kot respekte per ibrahimin rroft familja Lici o policia hapini syt mir anej ka dobraci se shpejt ka me kris anej……..

    • O tata: 13/04/2022 16:04

      Ti qe e njef a e ke pa te kamerat kur vret ciftin brecana ? Po kur vrau mir alin e mondin a thu e ka njoft kush ? Po te peshku ne rus ? Po te vrasja e titit e bacit te zoteknika qe e kam njoft tan ? Edhe vrasjen e endrit ka deshmitar

    • Shkoder: 13/04/2022 15:24

      Ibrahim lici ska ba asnji vrasje dhr shum shpejt do zbardhet e verteta po ky q shtet kurv

    • Elida: 13/04/2022 15:11

      I shkoi jeta tu u mshef si mi kanalesh

    • Tata: 13/04/2022 15:10

      Ku e din ti mor bir, se ke idene se per ke flet! Shif punet e tuaja, se ka hallet e veta ai, ska nevoje me ja ba gjyqin Populli, sidomos kur se njef hic dhe ske asnje fakt.

    • kiraskiras: 13/04/2022 14:31

      Hahahahaha

  • Wanted: 13/04/2022 13:21

    Ca te kerkum thoni, kto i mbajne deputet e ish deputet, I shef populli live! Ju mbajini ne liste te kerkuarve vazhdoni.. Kto hane dreka darka per qef Dhe me eskorte.

    Përgjigju
  • Tata: 13/04/2022 13:00

    Kamunistat nuk dorzohen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

BE-ja shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë

BE-ja shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë