MOSUL, 27 korrik /ATSH-DPA/ - Militantët e Shtetit Islamik kanë ekzekutuar të paktën 120 persona dhe kanë kapur mbi 350 të tjerë në qytetin verior të Irakut, Mosul, deklaroi sot guvernatori i provincës, Atheel al-Najafi.
"Me rritjen e refuzimit nga ana e banorëve ndaj Shtetit Islamik, ekzekutimet dhe ndalimet janë rritur në pjesë të ndryshme të qytetit", tha Al-Najafi, guvernator i provincës Ninive, që ka për kryeqytet Mosulin.
Viktimat, disa prej të cilëve ishin mbajtur peng nga Shteti Islamik për muaj të tërë, u ekzekutuan me të shtëna armësh në kokë.
Sipas al-Najafi, ato që janë marrë peng nga Shteti Islamik janë kryesisht policë, zyrtarë aktualë të ushtrisë dhe ish-zyrtarë, punonjësit e komisioneve zgjedhore, ish-kandidatë parlamentarë dhe njerëz të fesë.
Mosuli, qyteti i dytë i Irakut, u mor në kontroll nga Shteti Islamik vitin e kaluar, si pjesë e territorit të tij të shtrirë në rajon, që përfshin pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut./ /n.r/ a.jor.







