Moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme duke bërë që kthjellimet e pakta dhe vranësirat e shpeshta, të cilat sjellin reshje shiu në gjysmën lindore të vendit mbizotërojnë gjatë paradites.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin mot të kthjellët në vend.
Temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 21°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.