Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit e vranësira të pakta kalimtare në zonën e veriut në orët e mesditës (të larta transparente).

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim - veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.

Në detet Adriatik dhe Jon do të ketë valëzim të forcës 1-2 ballë.