Mëngjesi i sotëm do të paraqitet me kthjellime dhe me vranësira kalimtare të cilat do të sjellin reshje shiu në zonat veriperëndimore.
Ndërsa pasditja do të jetë me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.
Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.
Komento