Teksa të gjithë janë në pritje të sezonit veror, reshjet e shiut vazhdojnë të jenë të pranishme intensivisht. Këto reshje do të jenë edhe gjatë pasdites së sotme, po në sasi më të pakët. Meteorologia Adiola Bani e Meteoalb shprehet se një mot i tillë do të na shoqërojnë edhe ditët në vijim, ndërsa përmirësim të motit pritet të kemi pas ditës së enjte.
Bani: “Në pasdite do të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që reshjet do të mbeten edhe ditën e martë dhe të mërkurë, edhe pse me intensitet më të dobët. Përmirësim i situatës dhe rikthimi i ditëve me diell pritet pas ditës së enjte, duke pasur kështu edhe rritje temperaturash”.
Në zonat juglindore që janë të prekura nga tërmeti do të kemi pauzë të reshjeve. Sa i përket zonave bregdetare, në ditët në vazhdim do të ketë më shumë kthjellime.
Bani: “Në zonat juglindore që janë të prekura nga tërmeti, duke filluar nga ora 4 e pasdites së sotme do të kemi pauzë të reshjeve, sidomos në qarkun e Korcës. Në bregdet sot kemi pasur reshje shiu, por ditën e martë dhe të mërkurë do të ketë më shumë kthjellime dhe nuk priten shira në zonën bregdetare”
Temperaturat do të pësojnë rritje duke filluar nga mesdita e ditës së martë
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4519
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ballkani nën stuhi të forta bore
25 Dhjetor, 12:44
-
Reshjet e dëborës në disa akse, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir! Borëpastrueset në terren
24 Dhjetor, 08:39
-
Moti për sot/ Reshje shiu dhe dëbore në gjithë territorin
24 Dhjetor, 07:40
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme
23 Dhjetor, 13:45
-
Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë
23 Dhjetor, 07:16
-
Mot me shi, ndalohet lundrimi i peshkarexhave në Vlorë! Vijon normalisht për tragetet
20 Dhjetor, 10:29
-
Rikthehen reshjet në gjithë vendin, parashikimi i motit për sot
20 Dhjetor, 07:18
-
Vranësira e temperatura deri në 18 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
17 Dhjetor, 07:19
-
Bulqizë/ Reshje të dendura shiu, bëhet e pakalueshme rruga që lidh dy lagjet e qytetit! Banorët heqin këpucët për të kaluar (VIDEO)
15 Dhjetor, 11:51
-
Moti i keq/ Kapiteneria e Portit të Durrësit dhe Vlorës ndalon sot lundrimin e anijeve të vogla të peshkimit! Tragetet vijojnë normalisht
14 Dhjetor, 10:06
-
Çadrat me vete! Reshjet e shiut do mbizotërojnë gjithë fundjavën, temperaturat dhe zonat ku do bjerë dëborë
14 Dhjetor, 07:31
-
Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë
9 Dhjetor, 07:34