Dimri nuk ka qenë asnjëherë më i ftohtë dhe i vështirë për 47-vjeçarin Bardhi Qershori dhe motrën e tij Edlira. Jetojnë prej vitesh së bashku në banesën që u kanë lënë prindërit në Tiranë, e cila nuk ka mobilie, as dyer dhe as dritare.
Bardhi rrëfen se ka pasur një jetë të vështirë që prej vdekjes së prindërve. Ai vuan nga një sëmundje e rëndë në sy, dhe nga shtylla kurrizore. Nuk ka krijuar asnjëherë familje, varfëria dhe sëmundja e kanë penguar.
Vëlla e motër i kalojnë këto netë të ftohta dimri duke fjetur në dyshekë që i kanë gjetur në plehra. Ndërsa Edlira, 37-vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të dy trajtohen me ndihmë ekonomike, por Bardhi tregon se ato para nuk dalin as për ilaçe, e as për ushqim. Prej kohësh nuk kanë paguar ujin dhe dritat, dhe për këtë arsye u janë ndërprerë.
47-vjeçari tregon se nuk mund të punojë për shkak të sëmundjeve, e për këtë arsye u bën apel të gjithëve atyre që munden ta ndihmojnë, për të kaluar në kushte më të mira këto netë të ftohta dimri.
“Në këtë vend haja bukë, e kam nxirë vetëm duke ndezur qirinj e duke ndezur letra. Kësaj dere i kam vendosur një batanije dhe e kam mbërthyer me gozhda, që mos të na futet i ftohti. Ne e kemi litarin në fyt, të dy me ftohje, jam gjysmë i verbër, invalid. Stresi më i madhë është vetmia. I mbajmë rrobat në këto kosha. Motra dy javë sëmurë. Dritat mi kanë prerë, nuk jam në gjende ti paguaj. I lutem shqiptarëve ta vejnë dorën në zemër, kush e ndjen veten shqiptar të veprojë si shqiptar”.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
35.8%
-
Jo
60.2%
-
Deri diku
4%
Vota total: 274
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria 112 vite e pavarur, Blinken: Marrëdhëniet tona të ngushta bazuar mbi vlerat demokratike që ndajmë! BE: Krah jush në çdo hap! Ambasada e SHBA: Festojmë me krenari me ju
28 Nëntor, 09:26
-
112 vjetori i Pavarësisë/ Albin Kurti në Vlorë krah krerëve të shtetit shqiptar në ceremoninë e ngritjes së Flamurit! Tirana pret paradën e shqiptarëve
28 Nëntor, 07:51
-
Tirana mikpret sot Paradën e Shqiptarëve, rrugët ku do të ketë ndalim qarkullimi e ku devijim i mjeteve
28 Nëntor, 07:10
-
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur
27 Nëntor, 20:30
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
‘Drejtësi për Martinin!’ Marshim protestë për sigurinë, por pa bojkot në shkolla
27 Nëntor, 18:22
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor, 18:05
-
Çlirimi i Shqipërisë, nxënës e veteranë mbjellin 80 pemë në varrezat e Dëshmorëve! Veliaj: Të qartë në vokacionin tonë Europian
27 Nëntor, 15:59
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
Akti normativ/ 501 mln lekë u kthehen profesionistëve të lirë! Ministri Malaj: Brenda datës 31 dhjetor 2024 përfundon procesi i rimbursimit
27 Nëntor, 11:04
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor, 09:26