'Motër...nuk ka më oksigjen'! Eliza Hoxha shërohet nga COVID-19, tregon 20 ditët dramatike me virusin

'Motër...nuk ka më oksigjen'! Eliza Hoxha shërohet nga COVID-19, tregon 20 ditët dramatike me virusin

Eliza Hoxha në spital

Pas 20 ditësh në luftë me COVID-19 këngëtarja dhe deputetja e Kosovës, Eliza Hoxha ka mundur të fitojë betejën e saj me koronavirusin. Në një postim të saj në Facebook, Hoxha tregon situatën e tmerrshme, shqetësuese dhe të pasigurt që kaloi për 10 ditë në spital, ku pa dhe se si jeta mund të ike fare lehtë nga duar apo mungesa e oksigjenit në një moment mund të ishte vendimtare për pacientët që e kishin atë të nevojshme.

Sot ajo është e lirë nga COVID-19, por ende në terapi në shtëpinë e saj, pasi virusi ka lënë shenjat e tij.

Në fund të postimit të saj prekës dhe real ku gjithë qytetarët duhet të kuptojnë rrezikun e sëmundjes, ajo falenderon mjekët që u kujdesën për të dhe apelon për respektimin e masave mbrojtëse në mënyrë që çdo njeri të ruaj vetën, familjarin dhe jetën e tij.

Statusi i plotë i Eliza Hoxhës.

Nata e bënte të veten. Dukej se pas terapisë së mbrëmjes të gjithë rehatoheshin për gjumë. Por teknikët e oksigjenit nuk ndalonin asnjëherë duke sjellë boca të reja...Zhurmë, krisma, tërheqje zvarrë e tyre sepse gjithçka bëhej manualisht...por kishte edhe një rrëmujë tjetër në terracën e dhomave mbrëmë. Dola jashtë...Ora 01:00 e natës. Në dhomën nr. 9 vdiq edhe një burrë. Shqetësim, pasiguri, paqartësi... I shprehë ngushëllimet e mia djemve të tij dhe kthehem në dhomë.

Tani kishte edhe një grua në dhomën time e cila mezi ngopej me frymë. Ishte 24 orë me oksigjen shtesë. Dikur fjeta.

Si në ëndërr më dukej se dikush thërriste emrin tim...sa e sa herë me radhë... Në fakt u zgjova dhe gruaja pranë shtratit tim gjëmonte e rënkonte duke thirrur me rënkim emrin tim e duke përsëritur " më është ndal oksigjeni". Ora 03:20 e mëngjesit.

Kërceva nga shtrati e trishtuar...Motër ...motër...nuk ka më oksigjen...U shqetësua edhe ajo...i thirri teknikët, erdhën dhe e ndërruan bocën...

Ajo u rehabilitua dhe fjeti përsëri...por unë më nuk fjeta...çka nëse nuk e kisha dëgju...çka nëse nuk kishte pas bocë tjetër me oksigjen atë natë...çka, nëse?!...

Më zuri mëngjesi me sy hapun.

Natë në dhomën nr.6 - infektive - reparti B

Pas 20 ditësh - 10 në shpi e 10 në spital nga sot zyrtarisht jam Covid Free, por ende me terapi sh'pie në vazhdim.

Dua me këtë rast veç nja dy tre fjalë, ndoshta i shërbejnë dikujt...

1. Virusi duket se ka një paketë simptomash identifikuese, por pasojat e virusit nuk janë të njëjta për asnjë person.

2. Stafi i mjekëve e infermierëve nuk kanë ndalu as edhe një herë. Por janë të pamjaftueshëm në numër për të arritur tek të gjithë. Qeveria ka patur mundësi ta decentralizojë shërbimin më herët, të testojnë më shumë persona, të rrisin nr e personelit.

3. Infrastruktura shëndetësore nuk është krejt e paqëndrueshme, sa është menaxhimi i dobët dhe mirëmbajtja e tyre...këtu i përfshijë edhe vet pacientët që shpesh nuk janë të vëmendshëm për të mirën publike.

4. Ka një gjë që këto ditë i ka zbutur duke i bërë të duken surreale ndonjëherë...Drunjtë dhe hapësira e gjelbër përreth spitalit bashkë me zogjtë që na zgjonin në mëngjes janë peizazhi që më ka motivuar të zgjohem e të duroj për ditë të mira. Efekti natyrë që ne po e mbysim çdo ditë në këtë qytet.

5. Covidi më ka njohur edhe me njerëz të tjerë që luftonin për jetë dhe na ka lidhë shoqëri përjetë. Fatoni dhe Gonxhja janë një pasuri e re në jetën time.

6. Mediat mendojë që duhet informatat ti përshkallëzojnë...jo vetëm në shifra sa të infektuar e sa të vdekur, por edhe se çfarë raste janë, sa me simptoma të rënda e sa pa simptoma...sa ne spital e sa në shpi ...sepse jep një pamje më të qartë...rastet pa simptoma mund të jenë bartës pa dashje e më besoni se ka shumë...

I falenderoj mjeket dhe infermierët e infektives për përkushtimin dhe energjinë e mirë! Dr. Sali Ameti, Dr.Shemsedin Dreshaj, Dr.Izet Sadiku, Dr. Veliu, Dr. Nora, infermieri Fitim Havolli, Infermieret Blerta, Marigona, Shuki e plot e plot ditën e natën...thjeshtë fantastik të gjithë!

Ju falenderoj të gjithë juve miq e dashamirë që u kujdesët, më këshilluat e më inkurajuat për të vazhduar!

Falenderim special për Arditën dhe Ardianin udhërrëfyesit e mijë gjatë kohës sa isha në vetizolim!

U jam shumë mirënjohëse!

Ka qenë eksperiencë shumë e çuditshme dhe sfiduese edhe përtej dimensionit shëndetësor!

Familja si gjithmonë boshti mbështetës falemnderit shumë! Ju du shumë!

Në fund fare ka një gjë të thjeshtë laji duart, mbaj maskën dhe ruajt distancën! Për vete, për tjetrin. Për jetën!

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari