UKRAINE - Të paktën 37 persona kanë vdekur nga të ftohtët në Ukrainë ku ditët e fundit ka pasur reshje të dendura bore dhe trashësia e saj arriti deri në 40 cm.
Në pjesën perëndimore të saj temperaturat ranë deri në minus 30 gradë Celcius, ndërsa në Kiev tempratura shënoi – 23 gradë Celcius.
Stuhitë e dëborës kanë mbajtur të bllokuara qindra makina në akse të ndryshme nacioanale dhe më shumë se 100 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.
Ministria e Shëndetësisë tha, se shumë njerëz me probleme shëndetsore të lidhura me të ftohtin janë shtruar në spitale.
Dimrin e kaluar kur Ukraina u përball me të ftohtin më të ashpër gjatë viteve të fundit, më shumë se 100 persona vdiqën si pasojë e të ftohtit.
Meteorologët thonë se acari do të vazhdojë për të paktën një javë, ndërsa temperaturat e ditëve të fundit të dhjetorit do të ulen dhe më shumë.
(l.c/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com