RUSI - Moti i acartë vazhdon të godasë rajone të ndryshme të Rusisë, duke nisur prej Siberisë deri në zonat qendrore të vendit. Në Krasnojarsk termometri shënoi minus 48 gradë celsius.
Fronte të ftohta vazhdojnë ende të godasin disa rajone të Rusisë dhe Siberisë. Në disa zona të Rusisë temperatura ra në minus 28 gradë celcius të hënën, kurse sot parashikohet që të bie në minus 32 gradë celsius. Ndërkohë Siberia po përballet me temperatura tmerrësisht të ulëta, me – 48 gradë në rajonin e Krasnojarsk. Edhe në rajonet Omsk, Tomsk, dhe Kemerovo u regjistrua një i ftohtë i acartë, ku termometri shënoi minus 43 gradë celsius, ndërsa në Çeljabinsk minus 36 gradë celsius.
Reshjet e dendura të borës kanë paralizuar trafikun ajror, automobilistik dhe hekurudhor. Autoritetet lokale kanë rekomanduar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe po punojnë pa reshtur për forcimin e kontrollit mbi furnizuesit lokalë të energjisë dhe rrjetet e ngrohjes.
Shumica e shkollave janë mbyllur në pjesën jugore të Siberisë për shkak të temperaturave të ulëta.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax në Siberinë perëndimore më shumë se 30 njerëz me probleme shëndetsore të lidhura me të ftohtin janë shtruar në spitale.
Sipas parashikimeve të meteorologëve situata e rënduar do të zgjasë të paktën deri në javën e fundit të vitit.
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com