/ATSH/ -Moti i keq ka sjellë reshje të shumta debore në disa zona të thella malore të vendit, duke shkaktuar jo vetëm bllokimin e rrugëve, por edhe probleme në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Operatori i Shpërndarjes të Energjisë Elektrike, (OSHEE) njofton se edhe në një zonë të thellë 1140 metra mbi nivelin e detit si Lekbibaj e Tropojës po punohet për të garantuar energjinë elektrike në këtë mot të acartë.

"Në Lekbibaj, 1140 metra mbi nivelin e detit, punohet për të garantuar energjinë elektrike, nën kushtet e një moti të acart", shkruan OSHEE në një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook, duke treguar dhe disa foto nga operacioni.