Moti i ftohtë/ Meteorologia Adiola Bami: Nesër dita më e ftohtë, nga e mërkura do rriten temperaturat

Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin tonë janë padyshim kryefjala e diskutimeve në këto ditë. Reshje dëbore, shiu, ngrica dhe erë e fortë, kanë qenë të pranishme në çdo qytet të vendit. Por çfarë pritet të ndodhë në ditët e ardhshme? Flet për Report Tv, meteorologjia Adiola Bami. Në një lidhje telefonike me studion e lajmeve në Report Tv, Bami tha se dita më e ftohtë e muajit do të jetë e marta, ndërsa nga e mërkura pritet të ketë një rritje të temperaturave.

"Dita e martë është një ditë e ftohtë, pasi vlerat termike do të jenë -12 gradë C në zonat malore ndërsa edhe bregdeti do të jetë me vlera negative, -1 gradë C. mesdita do të ketë rritje temperaturash ku në bregdet do të ketë temperaturën maksimale 10 gradë C. Vetëm e marta do të jetë ditë e ftohtë. Nga mesnata do të ketë rritje të vlerave barike me 2-3 gradë C në të dyja ekstremumet ku vlera më e ulët do të jetë në Ersekë në -7 gradë C.  Ndërsa maksimumi do të jetë 13-14 gradë C. duke filluar nga e mërkura, e enjtja dhe e premtja do të jetë në këto vlera. Zonat më problematike do të jenë Peshkopia me -12 gradë dhe Erseka. Mesdita do të ketë vlera pozitive. Në zonat malore do të shkojë në 0 ose -1 gradë C. "- u shpreh Adiola Bami, meteorologe. 

Moti i ftohtë që ka përfshirë Shqipërinë prej një jave ka shkaktuar probleme edhe në qarkullimin rrugor në disa nga qarqet kryesore në vend. ARRSH njoftoi sot se janë zhbllokuar rrugët në Kukës, (Lexo këtu), ndërsa po punohet për të zhbllokuar të gjitha rrugët në Tropojë dhe Pukë. Ndërkohë që Thethi vazhdon të jetë i bllokuar prej disa ditësh për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. (Lexo këtu)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë