Moti i ftohtë në vend, njoftimi i ARRSH: Në Kukës të gjitha rrugët të kalueshme, po punohet edhe në Tropojë e Has

Moti i ftohtë në vend, njoftimi i ARRSH: Në Kukës të gjitha rrugët të kalueshme, po punohet edhe në Tropojë e Has

Foto ilustruese

Situata me motin e ftohtë në vend ka sjellë reshje dëborë në ditët e kaluara në pjesën më të madhe të territorit. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se të gjitha rrugët e qarkut të Kukësit janë të kalueshme normalisht. ARRSH sqaron se po punohet për zhbllokimin e të gjitha akseve edhe Tropojë e Has. Nuk ka probleme as me furnizimin me energji elektrike.

Njoftimi i plotë:

Sipas informacioneve të marra nga strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë e strukturat tjera përgjegjëse nuk kemi probleme që kanë të bëjnë me Emergjencat Civile.

Akset rrugore nacionale:

Aktualisht të gjitha akset nacionale rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme normalisht.

Është punuar dhe po punohet nga firmat kontraktore për pastrimin dhe mbajtjen në gatishmëri te tyre si dhe hedhje kripe në segmentet problematike.

Në bashkinë Kukës :

Gjendja e rrugëve rurale në inventar të bashkisë është si më poshtë: 

Është e bllokuar rruga në drejtim të Nj.Ad Arrën .

Rrugët në N.Ad.Kalis dhe Grykë Çajë janë të kalueshme por me vështirësi.

Për rrugët e Nj.Ad.Zapod po punohet për hapjen e lidhjen e fshatrave ndërmjet tyre.Ne rrugen Kukes-Shishtavec rruga po pastrohet dhe hidhet kryp nga mjetet e Bashkise Kukes

Puna do të vazhdojë dhe sot nga bashkia për ti bërë efiçente dhe këto pjesë rrugësh.

Në bashkitë Tropojë dhe Has :

Të gjitha rrugët janë të kalueshme normalisht.

· Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun.
Aktualisht ka pak reshje bore ne qytet dhe zonat e uleta,ne zonat malore mesatare.

Ditët e para të janarit 2019 u shoqëruan me reshje dëbore në Korçë, Gjirokastër, Kukës, Tropojë e të tjera qytete të vendit. Situata u paraqit më e rënduar në qarkun e Kukësit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja