Reshjet e borës kanë paralizuar qarkullimin e automjeteve në disa zona të vendit, si Elbasan, Shkodër e Korçë.

SHKODËR
Në rrethin e Shkodrës moti ka veshtirësuar shumë lëvizjen e banorëve të fshatrave të thellë drejt qytetit të Shkodres. E bllokuar është gdhirë rruga që lidh fshatrat Tamarë-Selcë-Vermosh, po ashtu dhe rruga qe lidh fshatrat Kir-Shosh. Në Dukagjin bora arrin në 80 cm dhe është e pakalueshme ndërsa rruga Qafë Mali-Kërrabë Celës bora arrin në 50 cm por rrugaështë e kalueshme me zinxhir.

ELBASAN
Reshjet e borës gjatë fundjavës kane shkaktuar problem te shumta ne qarkun e Elbasanit ku më problematiku është:aksi kombëtar i Qafë Kërrabës. Dhe pse bora ka filluar të shkrijë në të dy këto akse kalohet me vështirësi, si pasojë e ngricave të shkaktuara nga temperaturat e ulëta. Policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve qe te kenë kujdes vecanërisht në këtë aks pasi nuk është hedhur ende kripë dhe skorie në rrugë. Bëhet e ditur që dëbora e rënë gjatë natës ka mbuluar disa fshatra të qarkut Elbasan.

KORCE
Në aksin kombëtar të Qafë Thanës trashësia e dëborës arrin deri në 15 cm por me ndërhyrjen e borëpastruesve në mëngjesin e sotëm është bërë e mundur hapja e rrugës. Në rrugët Korcë-Dardhë dhe Korcë-Qafqarri kalohen me zinxhirë. Kujdes të veçantë automjetet duhet të tregojnë në akset rurale pasi janë krijuar shtresa të shumta akulli. Ngricat kane mbuluar dhe bulevardin e qytetit te Korçës.

(sg/shqiptarja.com)