LEZHE- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit në Markatomaj, si pasojë e motit të keq me reshje të dendura shiu.
Dy automjete tip Fiat janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë ka mbetur e plagosur një grua, pasagjere në njërën nga makinat.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se e plagosura është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës, ndërsa shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë lagështira në rrugë dhe mungesa e fushëpamjes si pasojë e reshjeve të shiut.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)